Madhi, ne Kryeministri per pronat
Partia Republikane ka nisur negociatat intensive me Kryeministrin Berisha per rrezimin e ligjit te tokes 7501. Keshtu, kryetari i Grupit parlamentar te Partise Republikane, Arian Madhi, zhvilloi diten e djeshme nje takim ne seline e Kryeministrise me kreun e saj, Berisha, per t'i bere edhe njehere te ditur kerkesen e PR-se per abrogimin e menjehershem te ligjit 7501. Aleatet me te afert te demokrateve, republikanet, kane kerkuar ne menyre te perseritur rrezimin e ketij ligji, madje ata kane kercenuar PD-ne se do te largohen nga koalicioni qeveritar, nese nuk do t'i plotesohet kjo kerkese. Perfaqesuesit e PR-se kane deklaruar se ky ligj ka qene burim i shume vendimeve te padrejta te marra per shperndarjen e pronave dhe per kete doemos duhet te pushoj se ekzistuari. Mesohet se po dje, Berisha dhe Madhi diskutuan ne Kryeministri edhe per shtesat e ndryshimet ne ligjin "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", te ndryshuar".
F.M