E Hënë, 2 Nëntor 2026

Familja “Gambino” me një don shqiptar

17/02/2005  Në krye të mafies kapoja Rudaj, 600 milion dollarë përfitimi i bandës

Nga ( Nju Jork - SHBA)

BENSONHURST - Brooklyn (NY)

Sipas së përditëshmes së Nju Jorkut, “Neë-York Daily Neës”, dje është zhvilluar seanca e gjyqësore e rradhës në kundër grupit të gangsterëve nga familja mafioze italiane, Gambino. Familja e madhe italiane mafioze Gambino, njihet si njëra prej pesë familjeve më të mëdha mafioze të Nju-Jorkut. Grupimi i përket bosit të madh John Gotti, i cili vdiq para disa kohëve, në qelitë e burgut.

Lufta

Dëshmitë e deritanishme flasin për një “luftë” mes Gambinos dhe grupeve shqiptare për zonat në Astoria dhe Queens. Kundërshtarët shqiptarë kësaj here kanë qenë në aleancë me familjen kriminale Lukese. Në procesin gjyqësor u tha se për vite me rradhë, familja Lukese, e themeluar më 1950, kontrollonte klubet në Astoria, përmes shoqatave greke. Sipas autoriteteve ligjore, në verën e vitit 2001, familja Lukese, e kishte humbur rregullin e funskionimit brenda saj. Bosi i këtij grupi, u dënua me burg të përjetshëm dhe vdiq në qeli, ndërsa krahu i tij i djathtë është në gjykim për gjobëvënie. I vetmi që mbeti i lirë nga krerët e organizatës, mbahej në ruajtje të rreptë.

Shqiptari Rudaj

Kështu që familja Gambino, kishte humbur një pjesë të mirë të anëtarëve të saj, dhe nga 200, llogaritej të kishte vetëm 120. Hetuesit e kësaj çështje, thonë se në këtë moment, ka hyrë në lojë Aleks Rudaj, kreu i një bande shqiptarësh me bazë në Bronx. Shqiptari kishte ambicie dhe po përpiqej ta zgjeronte fushën e tij të veprimit, sidomos atë të manipulimit të basteve.

Gjatë seancave të gjykimit është thënë se grupi i gangsterëve shqiptarë të bosit Aleks Rudaj, u fut në luftë të hapur me familjen mafioze njujorkeze Gambino. Konflikti kisht si motiv konkurencën e ashpër për mbajtjen e kontrollit mbi klubet mafioze që ishin deri atëhere nën kontrollin e familjes tjetër mafioze, asaj Lukeze.

Armiqësia

Më shumë se gjysma e të arrestuarve nga familja e madhe mafioze italiane ne Amerikë, Gambino, dolën në gjyq. Ata akuzohen se kanë kryer vjedhjen më të madhe në historinë amerikane. Duke vjedhur sipas gjykimit, përdoruesit e "pafat" të disa adresave pornografike në Internet dhe nëpërmjet telefonave me biseda seksuale. Klientët e numrave telefonikë pornografikë, u tha, në gjyq, në një thirrje që kushtonte një dollar impulsi i kanë paguar mafiozëve 600 milionë dollarë amerikanë, përfitime.

Hetimet

"Mosmarrëveshjet mes mafiozve, ndihmuan edhe policinë të zbulonte “gjëmën” e madhe, që bënte familja mafioze italiane, sidomos tek konsumatorët amerikanë. Mafiozët megjithëse, ishin të shkathët e tinzarë por edhe të organizuar mirë nga Richard Martino - një nga kapot më të favorizuar nga ish-bosi i tyre John Goti, përsëri ranë në "grackën" e policisë federale, e cila kishte kohë që i ndiqte e kishte rënë në gjurmët e tyre. Sipas gjykimit të djeshëm, familja e Gotit ishte përfituesja më e madhe në historinë amerikane.

Gjykimi: Katër vite

para dhe falsifikim

Gjykatësja e shtetit në Bruklinit, Roslynn Maskopf, tha dje, gjatë gjykimit të kësaj çështje se me mijëra klientë në SHBA-s, Evropë, Amerikën Latine dhe Azi, ishin viktimat e këtij grupi të madh të mafias, që i vodhi njërëzve paratë me anë të faturave dhe numrave të kartave të kreditit të kopjuar, nga 1996 deri më 2002.

"Shpallja fajtor, tha Gjykatësja e shtetit në Bruklinit, Roslynn Maskopf, do të sigurojë se të arrestuarit" do të kalojnë vite të tëra në burg dhe se do të dorëzojnë të gjitha fitimet e krimeve të tyre shtëpitë luksoze dhe pasuri të tjera marramendëse që do të përdoren si kompesim", tha Maskopf, në fund të gjykimit të djeshëm thekson gazeta Neë-York Daily Neës. Gazeta, shkruan se "Operacioni fitimprurës, duket se ka qenë mbikëqyrur keq, nga kapoja e Familjes Mafioze italiane në Nju- Jork - Salvatore (Tore) LoCascio, i cili, e kryesonte grupin nga shtëpia e tij në qytetin Naples, Florida. Vetëm disa çaste para se të fillonte gjykimi i Salvatore (Tore) LoCascio, FBI në mënyrë të jashtëzakonëshme kapi një telefonatë të zvendësbosit Frank LoCascio- i cili, është duke vuajtur dënimin e përjetëshëm në burgun federal."Ai dëshironte aprovimin e të atit dhe kërkoj në telefon të konsultohej me të birin rreth gjykimit", tha avokati i familjes LoCascio, Maurice Sercarz.

Një tjetër

shqiptar në mafia

Njeriu i cilësuar si kryesori, Richard Martino, një orë para se gjyqi të jepte dënimet e të tjerëve u dënua me dhjetë vjetë burg dhe kundrejt dënimit si fajtor u gjobit me 15 milionë dollarë amerikanë. Në seancën e gjyqit, se megjithëse Gambino, është në luftë me grupet shqiptare, pjestarë i kësaj familje mafioze italiane është edhe një shqiptar i quajtur, Zef Mustafa. Ai u dënua sipas gazetës “Neë-York Daily Neës”, me pesë vjetë burg si dhe me 1,7 milion dollarë amerikanë gjobë, kundrejt konfeskimit. "Ushtari" i familjes mafioze italiane Gambino Andre Campos dhe anëtari Thomas Pugliese, dënohen me nga dy vjetë burg dhe kundrejt dënimit të paguajnë edhe 300.000 dollarë amerikanë. Një tjetër antarë i Familjes Mafioze italiane Gambino në Nju-Jork, Daniel Martino i vëllai i Richardit, dënohet më pesë vjetë burg dhe kundrejt fajit duhet të paguaj edhe 1.5 milion dollarë amerikanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›