E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Shqiptarët, më të varfër se në 2005-ën

Kandidati për deputet në Qarkun e Korçës, Ben Blushi, u takua me banorët e fshatrave Podgorie dhe Zvirinë, për të prezantuar programin e ri të Partisë Socialiste. Blushi ka bërë me dije se fshati do të jetë prioriteti në mandatin e ri qeverisës. Ben Blushi ka preferuar të ndalet në dyqanet e këtyre zonave, për të parë listat e borxheve që kishin banorët. Vetëm në një prej dyqaneve ushqimore lista e borxhit të qytetarëve shkonte në 10 milionë lekë të vjetra. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, aty Blushi ka dëgjuar nga dëshmitë e tyre për pamundësitë e jetesës për shkak të çmimeve shumë të larta të ushqimeve. Blushi është ndalur edhe në fshatin Sovjan, në një miting, ku u ka kërkuar banorëve ta votojnë Partinë Socialiste më 28 qershor: "Nuk kam takuar asnjë shqiptar që të jetë krenar për votën që ka dhënë në 2005-ën, sepse asnjë fermer, asnjë fshatar, askush, asnjë shqiptar nga Tropoja në Sarandë, nuk jeton sot më mirë se në vitin 2005, madje më keq nga sa e kishte pritur".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›