Dade: Qeveria shqiptare dështoi me arsimin
Kandidatja për deputete në Qarkun e Gjirokastrës, është takuar me banorët e lagjes "Granicë", në po këtë qytet, për të prezantuar pjesë të programit të ri. Dade është ndalur te problematikat e arsimit, që në këto 4 vjet kanë ardhur si rrjedhojë e politikave të dështuara të qeverisë së Sali Berishës. Ajo u ka kërkuar qytetarëve të Gjirokastrës ta votojnë Partinë Socialiste më 28 qershor. Dade u konstatoi shqiptarëve se pas katër vitesh qeverisje nga e djathta, ata janë më të varfër, prandaj shqiptarët meritojnë një qeveri më të mirë për t‘i çuar drejt zhvillimit. "Pas 4 vitesh të qeverisë së Sali Berishës, shqiptarët janë shumë herë më të varfër, shumë herë më të pasigurt. Pa dyshim edhe Gjirokastra ndihet si e gjithë Shqipëria. Kjo është e pafalshme dhe e padrejtë. Shqiptarët meritojnë një qeveri që t‘u ngrejë dinjitetin", deklaroi kandidatja e Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Arta Dade.