E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi-Xhaçka, Korçë: Të zbojmë Berishën për më shumë mirëqenie në vend

Anëtari i Kryesisë së PS, Ben Blushi dhe kandidatja për deputete, Olta Xhaçka kanë prezantuar programin e ri qeverisës të PS gjatë takimeve derë më derë në lagjet nr. 10  dhe nr 18 të qytetit të  Korçës. Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste janë njohur nga afër me shqetësimet e banorëve të kësaj zone, duke i siguruar se pas zgjedhjeve të 28 qershorit cilësia e jetës së tyre do të jetë më e mirë se sot. Gjatë fjalës së tij Blushi theksoi varfërinë e madhe që haset në çdo cep të Shqipërisë, jo vetëm në qarkun e Korçës, që është rrjedhojë e politikave klienteliste që ndjek kryeministri. Ndërkohë Xhaçka, u është drejtuar banorëve që me zgjedhjen e tyre në 28 qershor ti japin PS-së shansin për të mirëqeverisur vendin. Në këto 4 vjet të qeverisë Berisha, sigurisht shqiptarët dhe banorët e kësaj lagjeje, nuk janë pasuruar. Nuk kanë mirëqenie më të madhe. Nuk ka cilësi jete më të madhe dhe është vërtetë e trishtë se sa probleme ka dhe se sa peripeci ju duhet të kalojnë dhe se sa të vështirësuar e kanë jetën gjatë këtyre 4 viteve të qeverisë Berisha. Sigurisht, që nuk janë të pashpresë, nuk janë të pashpresë se Berisha i ka ditët e numëruara. Nuk janë të pashpresë se na ndan një muaj e pak nga dita e zgjedhjeve dhe të gjithë bashkë ne këtu, kemi një shans fantastik, për ta zbuar Kryeministrin Berisha njëherë e mirë nga pushteti dhe për të sjellë atë mirëqenie dhe për të sjellë atë zhvillim që Shqipëria meriton dhe këta banorë të kësaj lagje meritojnë, u shpreh Xhaçka.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›