Minxhozi, Dibër: Ti jepet fund pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime të pavlefshme
Kandidati për deputet i PS në Qarkun e Dibrës, Qemal Minxhozi ka qenë në fshatin Dars të Dibrës, për të denoncuar shqetësimin e banorëve, në lidhje me gabimin që është bërë në kartat e identitetit. Sipas deputetit socialist, këtu kemi të bëjmë me një gabim, në emrin e fshatit, çka rrezikon pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje.
Sipas Minxhozit, janë qindra banorë, të cilëve emri i fshatit në kartën e identitetit është shkruar gabim dhe për këtë, nevojitet që ato të ndryshohen në një kohë sa më të shpejtë. Në fshatin Dars, një problem shumë shqetësues, është dhënia e kartave të identitetit, jo me emrin korrekt të fshatit. Në vend të fshatit Dars shkruhet Darse. Janë qindra vetë që kanë marrë kartë identiteti të gabuar dhe më duket paradoksale që bashkia nuk i pajis edhe njëherë banorët me emrin korrekt të fshatit e ju thotë atyre nëse do riaplikoni, duhet të paguani 12 mijë lekë, është shprehur Minxhozi, duke bërë thirrje se kjo situatë duhet të ndryshojë menjëherë, sepse cënon rëndë procesin e zgjedhjeve në këtë komunë dhe në këtë bashki.
Të njëjtën gjë kanë kërkuar edhe vetë banorët, sipas të cilëve ky gabim duhet rregulluar menjëherë, madje me kosto të paguar nga qeveria
Të njëjtën gjë kanë kërkuar edhe vetë banorët, sipas të cilëve ky gabim duhet rregulluar menjëherë, madje me kosto të paguar nga qeveria