E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Me PD të gjithë të lirë drejt Europës

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, në vijim të turit Shqipëria po ndryshon zhvilloi dje një takim me banorët e Rrëshenit, ku ka folur për të gjitha arritjet e qeverisë së djathtë dhe mbi liberalizimin e vizave. Ajo hodhi poshtë të gjitha kritikat e bëra nga Partia Socialiste mbi reformat që janë marrë nga qeveria gjatë këtij mandati katërvjeçar, duke bërë dhe një krahasim mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Sipas Topallit, rrogat dhe pensionet gjatë mandatit të parë të qeverisjes Berisha janë dyfishuar në krahasim me ato që kanë qenë pesë vjet më parë, dhe se në mandatin e dytë të kësaj qeverie ato do të vazhdojnë të kenë një rritje edhe më të lartë. Doktrina ekonomike e hartuar nga qeveria në radhë të parë ishte një doktrinë që luftonte korrupsionin, ishte një doktrinë që luftonte krimin e organizuar, dhe se qeveria ka investuar dukshëm në të gjitha proceset e jetës së shqiptarëve për ta bërë atë më të qetë dhe më të sigurt në të ardhmen. Shqipëria në këto katër vjet të qeverisjes së djathtë ka parë arritjet më të mëdha në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të saj, rrogat dhe pensionet janë dyfishuar, infrastruktura rrugore është përmirësuar, investime të mëdha ka pasur dhe në zhvillimin e turizmit, janë rritur eksportet, është ulur së tepërmi vjedhja dhe korrupsioni, nënvizoi Topalli. Gjithashtu kryetarja e Kuvendit hodhi dhe akuza mbi Partinë Socialiste dhe kreun  e saj Edi Rama i cili është dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ajo e quajti Partinë Socialiste si Partia e Betonit, sepse sipas saj kjo parti nuk e ka pranuar as edhe njëherë punën e mirë që qeveria Berisha ka bërë deri tani, dhe se e majta shqiptare nuk është e aftë që ta pranojë humbjen që e pret në zgjedhjet e ardhshme të 28 qershorit. dhe se deri tani ajo nuk ka bërë gjë tjetër përveçse ka vjedhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›