Rama, fushatë në Greqi për të siguruar votat e emigrantëve

Kreu i PS, emigrantëve: kjo është hera e fundit kur do të vini në atdhe për të votuar
Kryesocialisti Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë në Greqi, që të vijnë në atdhe në 28 qershor e të votojnë për për të ardhmen e tyre. Rama u ka premtuar emigrantëve se kjo është hera e fundit që ata do të jenë të detyruar ta bëjnë këtë, pasi sipas tij, qeverisja e PS e pas 28 qershorit do të miratojë në Kuvendin e ri një Projektligj për votën e emigrantëve. Ne nuk ju premtojmë, por angazhohemi që duke i dhënë fund ecejakeve tuaja dhe radhëve të pafundme në kufij për të marrë një copë letër këtu dhe një copë letër atje, duke i dhënë më në fund mundësinë çdo kujt prej jush që të hyjë dhe të dalë nga Shqipëria sa herë të dojë, ne gjithashtu do ti japim mundësinë çdo kujt prej jush që një sërë shërbimesh të cilat sot ju nuk mund ti merrni dot prej ambasadës, me ardhjen tonë në qeveri ti merrni në ambasadë, është3 shprehur kreu socialist. Duke ditur se emigrantët aktualisht duhet të marrin leje prej punës dhe të bëjnë rrugë për të shkuar në Tiranë për të marrë një certifikatë ose për të aplikuar për një pasaportë, Rama ka premtuar se qysh në vjeshtën e këtij viti PS do të fillojë të bëjë të mundur aplikimin për kartë identiteti apo për pasaportën biometrike në ambasadën tonë në Athinë dhe në konsullatën tonë në Selanik e në vende të tjera. Është e pakuptimtë që këto shërbime kaq të thjeshta, të cilat, shtetas të tjerë të vendeve të Bashkimit Evropian që jetojnë jashtë vendit të tyre, i marrin në ambasada dhe konsullata të vendeve të tyre dhe ju të mos i merrni. Kjo do të marrë fund më 28 qershor! Me fitoren tonë të përbashkët do të marrë fund dhe zvarritja juaj nëpër korridoret e burokracisë shqiptare!, ka vijuar Rama, dukepërmendur më tej premtimet e pambajtura të Berishës të bëra gjatë mandatit të tij të parë në pushtet për liberalizimin e vizave. 4 vjet me parë Sali Berisha premtoi liberalizimin e vizave dhe ja ku jemi sot në fund të mandatit të tij dhe në prag të fundit të karrierës së tij politike, ky premtim ngelet i pambajtur. Ne nuk ju premtojmë por angazhohemi brenda vitit të ardhshëm ju dhe gjithë shqiptarët dhe shqiptaret do të dalin dhe të hyjnë lirisht në Bashkimin Europian, është shprehur më tej kryesocialisti Rama, duke premtuar marrëveshje me qeverinë greke për të rritur numrin e shkollave shqipe në Greqi. Rama ka garantuar gjithashtu për emigrantët shqiptarë, edhe hapjen e një kanal të dytë në televizionin publik shqiptar, ku një nga emisionet më të rëndësishme do të jetë ai që do ti kushtohet mësimit të gjuhës shqipe për të gjithë fëmijët shqiptarë në Greqi, Itali, Amerikë e kudo. Por veç këtyre premtimeve, Rama ka menduar tua prishë mendjen dhe të marrë votën e emigrantëve me një tjetër garanci bombë, që është dhe njohja e viteve të pensionit. Ju sakrifikoni, punoni si pakkush për të garantuar të ardhura për familjet këtu dhe për familjet tuaja në Shqipëri. Ne pas 28 qershorit do të fillojmë negociatat qoftë me qeverinë greke, qoftë me qeverinë italiane për njohjen e të gjithave viteve të pensionit dhe për të gjithë skemën e sigurimeve tuaja shoqërore përmes një marrëveshje dypalëshe, ka siguruar kreu socialist, duke u bërë thirrje emigrantëve që ashtu sikurse ata i kanë rezistuar dhe e kanë mundur varfërinë, të vijnë në Shqipëri dhe ta mundin varfërinë në Shqëipëri. Ejani të ngrihemi bashkë të gjithë në këmbë ti rezistojmë dhe ta mundim papunësinë në atdheun tonë. Më 28 qershor Shqipëria ka nevojë prej secilin prej jush. Më 28 qershor nuk duhet nuk mund dhe nuk do të humbasë, prandaj ne ju presim krah nesh për të bërë të mundura gjëra që në asnjë mënyrë nuk janë të pamundura, ka apeluar Rama, duke u kërkuar drejtpërsëdrejti ndihmë emigrantëve shqiptarë, që të kthehen në Shqëipëri për votime. Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Ne kemi nevojë që ju të vini në Shqipëri dhe të votoni më 28 qershor. Unë ju jap fjalën, ju jap fjalën se është hera e fundit që për të shprehur vullnetin tuaj juve duhet të bëni rrugë për të shkuar në qytetin apo fshatin tuaj në Shqipëri, herën tjetër ne do të garantojmë votën tuaj nga këtu ku jeni, ka kërkuar kryetari i Partisë Socialiste i shoqëruar dhe nga drejtuesit e PS, Blushi, Dalipi, Tavo , të cilët kanë qenë dje në Veri-Perëndim të Greqisë aty ku ka një përqendrim të lartë shqiptarësh që kanë emigruar, e jetojnë e punojnë në tokën greke.