SHBA, 251 milionë dollarë ndihma Ballkanit
09/02/2005 Kongresi amerikan ka miratuar, me kërkesë të Presidentit Xhorxh Bush, buxhetin e vitit 2006 me në vlerë prej 2.5 bilionë dollarë. Në buxhetin fiskal për vitin e ardhshëm parashikohet dhe ndihma që SHBA jep për vendet e Evropës Juglindore. Në projektin e përgjithshëm fiskal, që fillon më datë 1 tetor 2005, parashikohet që për vendet e Evropës Juglindore të jepet një mbështetje financiare prej 382 milionë dollarë amerikanë, nga ku 251 milionë do t'i jepen vendeve të Ballkanit. Nga kjo shumë për Maqedoninë janë parashikuar 39 milionë, për Kosovën 72 milionë, për Shqipërinë 28 milionë, për Bosnjë dhe Hercegovinën 40 milionë, për Bullgarinë 28 milionë, për Kroacinë 15 milionë dhe për Rumaninë janë parashikuar 29 milionë dollarë ndihmë. Njëra prej fushave të rralla, për të cilën Presidenti Bushi kërkon rritje në propozimin e buxhetit për vitin 2006, është mbrojtja, për të cilën janë dedikuar 419,3 miliardë dollarë ose 4,8 për qind më shumë në krahasim me vitin 2005.