KSHKKP, sot vendimi për mënyrën e vlerësimit të tokës
09/02/2005 Debati është përqëndruar në vlerësimin e truallit në zonat informale
Komiteti i Shtetëror i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave pritet të përcaktojë sot mënyrën e vlerësimit të tokave në zonat informale, përpara se drafti i përgatitur të shkojë në parlament. Nga ana e tyre, ekspertët e komisionit kanë shpjeguar kushtet teknike që duhet të kihen parasysh në vlerësimin e tokës. Debati është përqëndruar më së shumti në vlerësimin e truallit për zonat, ku janë bërë ndërtime të paligjshme. Disa anëtarë të komitetit janë të mendimit që trualli në këto zona duhet të vlerësohet si tokë bujqësore, ndërsa një pjesë tjetër e komitetit është e mendimit se trualli duhet vlerësuar si tokë urbane. Disa ditë më parë, Komiteti i Kthimit të Pronave paraqiti dhe çmimet që do të përdoren për kompensimin e ish-pronarëve në qytete dhe zona të ndryshme të vendit të zëna me ndërtime pa leje. Sipas studimit të bërë nga Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për ndërtimet që janë bërë në zonat urbane. Çmimi s'do të variojë nga 78 deri në 606 euro për metër, për tokat turistike nga 41 deri në 210 euro, ndërsa në zonat që përfshijnë Lushnjën dhe Beratin çmimi është shumë i ulët, nga 3.4 deri në 3.8 euro për metër katror. Pra, në rast se trualli në zonat informale do të cilësohet si zonë urbane, atëherë personave që kanë kryer ndërtime në periferi të qyeteteve të mëdha si Tirana apo Durrësi u duhet që të paguajnë së paku 78 euro për metër katror. Ndërsa në rast se ky truall cilësohet si tokë bujqësore, atëherë pronarëve të tokave u duhet të paguajnë më pak. Sipas metodikës, çmimi i trojeve nuk do të jetë ai i regjistruar nga shitblerjet në Hipotekën e Shqipërisë, por në agjencitë e shitblerjeve.