E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi e Xhaçka, fushatë së bashku në Korçë



Kandidati për deputet në Qarkun e Korçës, Ben Blushi, shoqëruar nga kandidatja Olta Xhaçka, kanë vizituar disa lagje të qytetit. Gjatë takimeve me banorët, kandidatët socialistë kanë prezantuar programin e Partisë Socialiste. Blushi është shprehur se programi i PS-së është programi më i mirë që u ofrohet shqiptarëve, përgatitur nga grupe ekspertësh dhe i mbështetur nga një ekip profesionistësh. Kandidatja Xhaçka ka folur për politikën e re të ndryshimit, me fitimin në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, Partia Socialiste do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë zgjidhjes së problemeve me të cilat hasen sot qytetarët, duke i vënë ata dhe shqetësimet e tyre në qendër të politikëbërjes. Ndërsa Ben Blushi tha se “më 28 qershor ka vetëm një rrugë: shkojmë për të votuar për kandidatët e Partisë Socialiste në të gjithë Korçën, shkojmë për të votuar për veten”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›