Aplikimi në BE, Barroso, letër inkurajuese për shqiptarët
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka zgjedhur një mënyrë origjinale që t’u drejtohet qytetarëve shqiptarë, duke u kërkuar të bëhen palë me ndihmën e tyre. Barroso dërgoi një letër mbështetëse për një projekt kulturor në qytetin e Pogradecit, ku shkruan se qytetarët shqiptarë duhet të japin ndihmën e tyre, në mënyrë që Shqipëria të fitojë statusin kandidat. “Zgjerimi i BE-së mund të arrihet vetëm me ndihmën e qytetareve dhe qytetarëve të vendeve që janë sot anëtarë, të vendeve kandidate si dhe atyre që kërkojnë të marrin këtë status të kandidatit. Ne duhet t'u sqarojmë njerëzve se ku qëndrojnë përparësitë e këtij zgjerimi dhe t'u bëjmë të qartë se i kemi të gjitha instrumentet e nevojshme për të minimizuar rreziqet”, - shkruan në letrën e tij Barroso dhe për kuratorin Vate Velaj që ka iniciuar ndërtimin e një bulevardi që dëshmon vlerat e Evropës në qytetin e Pogradecit, Barroso në letrën e tij shprehet: “Është detyra jonë që ketë shumëllojshmëri kulturore që ka Evropa ta mbështesim e ta vëmë në pah. Ta vendosim atë ne axhendat e përditshme, sepse ajo paraqet shigjetën drejtuese dhe themeltare të integritetit evropian, me një ndikim të thellë në identitet tonë evropian. Nuk duhet të harrojmë kurrë se ky rajon me thesaret e shumta kulturore si dhe gjurmët e perandorive romake, bizantine e osmane është dëshmi e gjallë e asaj që dikur ka qenë në mes të Evropës”. Në qytetin e Pogradecit, në liqenin e mrekullueshëm të Ohrit, në kufij me Maqedonisë dhe me Greqinë po ndërtohet “Europa Boulevard”.