E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Evropës sjell vëzhguesit në Shqipëri



Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve raportuan dje se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar delegacionin parlamentar, i cili do të monitorojë procesin zgjedhor në Shqipëri. Anëtarët e këtij misioni vëzhgues i përkasin Parlamentit të Azerbajxhanit. “Anëtarët e këtij misioni vëzhgues, i cili përfshin anëtarët e Kuvendit të Azerbajxhanit, do të takohen me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, ministrin e Jashtëm dhe ministrin e Brendshëm të Shqipërisë”, - thuhet në njoftimin zyrtar që Parlamenti i Azerbajxhanit i tha agjencisë së lajmeve “Trend News”.

Njëkohësisht misioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të takohet me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetarët e grupeve parlamentare, drejtuesit e zyrës në Këshillit të Evropës në Tiranë, por ky mision do të bëjë edhe takime më të gjera për t’u informuar për procesin, që nga shoqatat e përfshira në këtë proces e deri në intervistat për mediat apo edhe bashkëpunimin me zyrën e OSBE-së në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›