E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama me të rinjtë: Ata që lanë prindërit tuaj në baltë nuk mund ta mbështesin Kamzën më shumë se PS

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një takim me të rinjtë në Kamzë shtroi para tyre pyetjen se si mund ta imagjinojnë se ata që lanë prindërit e tyre në baltë do të mbështesin Kamzën më shumë se PS.

Rama u shpreh se “e imagjinoni dot që ata që i lanë prindërit tuaj, se juve në njëfarë mënyrë, juve ju ra bixha kur i thonë fjalës, se që në shkollë filluat të shihni ndryshimin tek shkolla juaj, që në shkollë. Juve ju ra bixha se tani keni dhe ekip kampion në basketboll dhe volejboll e ku e di unë në të gjithë Shqipërinë se keni palestra”.

“Prindërit tuaj ose ata që mbase s’janë bërë prindër akoma, por tani nuk kanë më moshën e shkollës as nuk i imagjinonin dot këto, palestra, shkolla si shkollat e Kamzës që janë shkolla evropiane, por jo si çdo shkollë në Evropë por si shkollat më të mirat evropiane, i keni ju këtu”, tha Rama.

“Tani ju a mund ta imagjinoni që ata që i lanë prindërit tuaj në kanale që juve kur ishit të vegjël ju merrnin në krahë për të kaluar rrugën se mund të humbnit në baltë do t’ju bëjnë ju dhe do ta mbështesin Kamzën më shumë se ne”, tha Rama.

“Çështja nuk është tek a duan a s’duan, çështja është a dinë a s’dinë dhe ata dinë vetëm Noc Rrokun. Dhe Noc Rrokun ne do t’ua prezantojmë në datën 12 maj të gjithë bashkë do t’i bëjmë një prezantim me Noc Rrokun atyre se e kanë dëgjuar nga unë që e përdor dhe tani ma përdorin mua. Ne tani do t’ju bëjmë atyre një prezantim me Nocin”. /j.p/

1 nga 4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›