E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi thyen akullin: Berisha feudal

Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, ka thyer heshtjen dhe ka marrë fjalën në Kuvend gjatë debatit për Kodin Penal. Dy ditë përpara Serbisë ju akordua statusi për kandidat të BE-së. Ishte momenti më i shëmtuar që ne nuk e morëm dhe jo që e morën ata. Ata ishin nën embargo, u bombarduan në NATO dhe pyetja ime sot është se si ka mundësi që Serbia përfiton statusin, ndërsa Shqipëria jo. Si ka mundësi që në rastin e Shqipërisë dhe Kosovës negociojnë serbët me shqiptarët dhe merren vesh, ndërsa tek ne shqiptarët me shqiptarët nuk merren vesh. Si ka mundësi që atje diskutohet termi i republikës së Kosovës ndërsa tek ne diskutohet sistemi zgjedhor, tha deputeti socialist.

Deputeti socialist tha se në Shqipëri negociojnë shqiptarët me shqiptarët dhe nuk kuptohet pse është kaq e vështirë të gjenden ekuilibra mes serbëve dhe shqiptarëve. Kam përshtypjen se Berisha ka një sindromë për të cilin ai nuk është koshient dhe si të sëmurët politikë ai nuk e di që e ka. Është sindromi i feudalit të vogël. Këtë e kanë bërë feudalët e Shqipërisë dhe këtë Saliu mund ta dijë por nuk e kupton se kur e ke vet nuk e kupton. Feudalët e Shqipërisë aq nuk kanë dashur të futeshin në BE e as të dalin. Atij i duket sikur kur afrohet me BE-në i largohet pushtetit, tha Blushi./shqiptarja.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›