Spahiu: Edhe me votën e Dules së Athinës, PD doli në minorancë. Nuk u gjet asnjë shkelje financiare
Share
Drejtuesi i lëvizjes Aleanca Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, reagoi pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 69 vota pro raportin për shkarkimin e tij. Spahiu tha se PD doli në minorancë edhe pse me të bashkoi votat Dule i Athinës. Unë kam një muaj që jam Kuq e Zi dhe jo në KLD, tha Spahiu. Ai deklaroi se ndaj tij PD ndërmori një hakmarrje të verbër politike. Hetimi nuk nxori asnjë shkelje financiare, vijoi Spahiu. Ky votim ishte një certifikatë e pastërtisë së karrierës sime. Verdiktin do e japë populli në vitin 2013. Kuvendi tregoi se kush janë faqezinjtë dhe kush janë kuqezinjtë. Komisioni pasi gërmoi nuk gjeti asgjë, ndaj më akuzon politikisht.