E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blutë fitojnë në Shkodër dhe prekin gjysmëfinalet

 

Shkëlqim Muça duket se e njeh më mirë Vllazninë, sesa Agim Canaj ish-ekipin e tij, Dinamon. Por, gjithsesi, Sebino Plaku është lojtari perfekt “anti-Vllazni”. Sulmuesi i Dinamos me golin e tij nga pika e bardhë në minutën e 88-të i dha fitoren 0-1 bluve në takimin e fundit për kampionat të luajtur në Shkodër kundër Vllaznisë (java 17, 26.12.2008), duke i prishur edhe festën “kampioneve të dimrit”, pikërisht në tempullin mitik të futbollit shqiptar “Loro Boriçi”. Është sërish ish-sulmuesi i Hamkamit (Norvegji), që me golin e tij të minutës së 69-të i dhuroi fitoren 1-2 dinamovitëve kundër një Vllaznie, që luajti për gati 30 minuta me dhjetë lojtarë (i kuq i Suad Licit) në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Dinamo me fitoren në transfertë me Vllazninë hodhi një hap të madh për të qenë ajo për herë të 31-të në gjysmëfinale, pavarësisht se do të luhen edhe 90 minuta të tjera kundër shkodranëve, më 11 mars në kryeqytet. Vllaznia e nisi takimin me një gol shumë të shpejtë, por më pas blutë përmbysen gjithçka duke triumfuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›