E Diel, 1 Nëntor 2026

Bukinistët, pavijon me dokumente origjinale

 

Janë dhjetëra libra, fotografi e objekte që dëshmojnë për momente të rëndësishme në historinë dhe kulturën shqiptare. Në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, në kuadrin e muajit kulturor Shqipëri-Kosovë, një grup bukinistësh, kanë realizuar një ekspozitë me libra e dokumente origjinale që kanë lidhje me ngjarje të mëdha si Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Manastirit, etj. Sipas njërit prej tyre, Shpëtim Sala, në 10 minipavijone janë vendosur vepra më përfaqësuese. Pavijoni i parë është ai i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka fotografi dhe botime mbi Lidhjen, më tej kemi pavijonin e Rilindësve, ai i klubeve, apo shoqërive shqiptare, bashkë me kanonizmat, apo rregulloret që ato kishin. Përveç armëve të luftëtarëve dhe vulave të kohës, pullave dhe kartolinave, shtypit të kohës dhe fotografive, objekte të rëndësisë së veçantë janë flamujt. Janë 9 syresh, që datojnë nga 1904 deri në 1924. Më i veçanti duket të jetë ai i vitit 1917 i Republikës vetëqeveritare të Korçës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›