E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një penallti hedh ‘KO' të kuqtë në Vlorë

 

Talenti vlonjat Ardit Shehaj të shenoi me penallti në minutën e 40-të. 15-herë fituesit e Kupës së Shqipërisë mbeten me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Fatjon Tafaj (40’).
Vetëm dy ngacmime kishte pasur Flamurtari në portën e Partizanit, përpara se talenti vlonjat Ardit Shehaj të fitonte një penallti e do të shënonte në minutën e 40-të, por dhe që do të linte 15-herë fituesit e Kupës së Shqipërisë me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Fatjon Tafaj (40’).
Pjesa e dytë prodhoi edhe dy shtylla të formacionit të Eqerem Memushit, në harkun e dhjetë minutave (59 e 69), ndërkohë që momenti më i mirë i Partizanit ishte ai me sulmuesin Marius Ngjela në minutën e 82-të, kur iu vodh mbrojtjes së 2-herë fituesve të Kupës, por pa mundur t’i rrëshqasë portierit vlonjat.
Vlonjatët mund të kalojnë për herë të 17-ën gjysmëfinale me çfarëdolloj barazimi me Partizanin në kryeqytet, por dhe humbjen me një gol diferencë nga formacioni i Shpëtim Duros.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›