Obama godet me fjalimin në Kongres: T'i dalim zot të ardhmes
Në një fjalim përpara të dyja dhomave të Kongresit, Presidenti amerikan, Barak Obama tha se amerikanët duhet të bashkohen dhe të marrin mbi vete përgjegjësi për të ardhmen, diçka që jo gjithmonë është bërë deri tani. Presidenti tha se amerikanët duhet të kuptojnë se si Shtetet e Bashkuara arritën në këtë krizë, për të qenë në gjendje ta nxjerrin vendin nga ky moment i vështirë dhe shtoi se vendi jo gjithmonë i ka dalë për zot përgjegjësisë për të planifikuar të ardhmen. “Megjithëse Shtetet e Bashkuara e kanë ditur prej dekadash se mbijetesa varet nga burimet e reja të energjisë, ato importojnë sot më shumë naftë se asnjëherë më parë”, tha ai. Shtetet e Bashkuara e kanë shtyrë reformën e kujdesit shëndetësor me gjithë rritjen e kostos së shëndetësisë, e kanë shtyrë përmirësimin e sistemit shëndetësor megjithëse e kanë ditur se nxënësit amerikanë duhet të konkurrojnë në tregun global. Obama tha gjithashtu se njerëzit blenë shtëpi, të cilat nuk ishin në gjendje t’i paguanin dhe se borxhi kombëtar ka vazhduar të rritet, ndërkohë që debatet për çështjet dhe vendimet kritike janë shtyrë për të një datë të mëvonshme. “Ka ardhur dita e dhënies llogari dhe tani është koha për të marrë përgjegjësinë për të ardhmen tone”, deklaroi Obama para Kongresit dhe vendit në fjalimin e interpretuar si një ngjarje tepër të rëndësishme në politikën amerikane.