E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja e kualifikimit zgjidhet në “Ruzhdi Bizhuta”

 

Tirana e Elbasani regjistruan barazimin e dytë pa gola në harkun e katër ditëve, në dy kompeticione e në dy stadiume të ndryshme: në kampionat (“Selman Stërmasi”) dhe në Kupën e Shqipërisë (“Qemal Stafa”). Edhe pse Tirana u përpoq shumë për të shënuar, duke pasur në vijën e parë dyshen më të mirë sulmuese të saj, Migen Memellin e Daniel Xhafajn, të mbështetur nga fantazisti Devi Muka, nuk arriti të gjejë rrugën e golit përballë skuadrës së vendosur mirë taktikisht në fushë nga një strateg i regjur si Faruk Sejdini. Sulmuesi i Tiranës, Daniel Xhafaj, në minutën e 12-të goditi shtyllën pingule të Elbasanit, ashtu siç bëri edhe në ndeshjen e midis këtyre dy ekipeve në ndeshjen e kampionatit para katër ditësh, duke dhuruar edhe emocionin e vetëm në një ndeshje shumë nervoze, ku u dhanë gjashtë kartonë të verdhë. Takimi i kthimit dy javë më pas është tërësisht i hapur dhe me theks sulmues, pasi të dy skuadrat do të luftojnë për të shënuar, për të mos e çuar ndeshjen në kohën shtesë, ku fati i penalltive në vështrimin e parë nuk dihet se kë do të zgjedhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›