E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boçari: Turp për Moisiun që iu është bashkuar intrigave ndaj meje

Përfaqësuesi i shoqatës Pronësi me Drejtësi, Gëzim Boçari, i cili është dhe njëkohësisht dhe kandidati i LZHK, për qarkun e Vlorës ka reaguar ndaj futjes së emrit të tij në raportin e listës së deputetëve të quajtur si të papërshtatshmit. Futja e emrit tim në listën e këtij grupimi OJQ është një intrigë e kurdisur që ka synuar që emri im të përbaltet pesë ditë para votimeve që unë të mos kem mundësi dhe kohë që të bind elektoratin tim për pastërtinë e figurës time, theksoi Boçari. Sipas tij është një turp i madh që këtyre shpifjeve ju është bashkuar dhe ish presidenti Alfred Moisiu. Ai tha se ish presidenti Moisiu e njeh shumë mirë familjen dhe personin e tij, dhe theksoi se shprehte keqardhjen qytetare që individë të tillë kanë vepruar në këtë mënyrë, të cilën e cilësoi një mënyrë bizantine dhe të dhe të padenjë për shoqata të cilat pretendojnë që të përfaqësinë shoqërinë civile shqiptare. Ky grupim OJQ, ka kryer një veprim të pamoralshëm, duke krijuar hije dyshimi, duke  e keqpërdorur shtypin për të përbaltur emrin tim dhe grupimin që përfaqësoj. Kjo më bën të besoj se ka qarqe të interesuara që Shqipëria të vazhdojë në tranzicion, në anarki dhe ekonomikisht në vend numëro dhe nga lidhur me pronat e trashëguara  shqiptarët të kundër shqiptarëve, u shpreh Boçari. Sipas tij kriteret e tij, të cilat pretendohen se janë përdorur për të vlerësuar personat të cilët do të kandidojnë për tu bërë pjesë e parlamentit të ardhshëm, janë më cilësore se ato të ish presidentit Moisiu. Sipas tij ish presidenti Moisiu ka konsumuar veprën penale të shpifjes në rrethana rëndonjëse, parashikuar nga neni 130 i Kodi Penal. Objekti i botimit të atij raporti është
cënimi i nderit dhe dinjitetit të të nënshkruarit, ndryshimi për keq i vlerësimit që ka opinioni shoqëror për Gezim Njazi Boçarin. Nga ana objektive kjo vepër është bërë me përhapjen botërisht, me anë të botimit, të një informacioni të rremë. Nga ana  subjektive, ky cenim i nderit dhe i vlerësimit të Kallëzuesit është bërë me dashje të drejtpërdrejtë dhe kjo rezulton qartë nga deklarimi se lista në fjalë ishte përgatitur pas hulumtimit të të dhënave, pra nuk është botuar nga pakujdesia, u shpreh Boçari. Në përfundim të fjalës së tij Boçari theksoi se për arsyet e përmendura kërkon që koalicioni Për një Parlament të Pastër, të përgjigjet penalisht për veprën e kryer ndaj Kallëzuesit dhe të urdhërohet gjithashtu që të botojë një përgënjeshtrim duke pranuar gabimin e vet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›