Rama manipulon publikun me mitingje nëpër sheshe në miniaturë
Strategjia e përdorur nga ana e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama për përzgjedhjen e shesheve sa më të ngushtë gjatë takimeve të tyre elektorale, për të shfaqur idenë e pjesëmarrjes së shumë personave, do të ndjekë edhe mitingun e sotëm përmbyllës të kësaj fushate elektorale për Partisë Socialiste. Mitingu përmbyllës i Partisë Socialiste, i cili pritet të zhvillohet ditën e sotme përpara Piramidës, vend në të cilin deri më sot nuk është zhvilluar ndonjëherë ndonjë miting partiak.
Por, kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama duke vëzhguar me lupë çdo pëllëmbë të kryeqytetit, e ka parë si të përshtatshëm këtë vend për të mbledhur militantët e tij dhe për të vënë në dukje pjesëmarrjen e madhe të përkrahësve të PS, duke mohuar të vërtetën dhe duke e transformuar atë sipas qëllimit të tij. Dhe si për të shfajësuar mospjesëmarrjen e shumtë të tyre, ka përzgjedhur këtë vend me synimin e vetëm sepse ka mundësi që të manipulojë këtë radhë imazhin e krijuar nga atmosfera e këtij mitingu. Edhe pse është i vetmi person i cili më mirë se kushdo tjetër është i informuar se mitingjet madhështore bëhen vetëm në sheshe të mëdha, që kryeqytetit nuk i mungojnë, përzgjedh këtë vend tepër të vogël për tu përshëndetur me kryeqytetasit. Pothuajse në të gjitha takimet e zhvilluara në qytete të mëdha të vendit, Edi Rama ka përzgjedhur sheshet më të ngushta dhe të vogla me të vetmin qëllim, që në filmime të dukeshin shumë militantë që përkrahnin këtë forcë politike gjatë fushatës së saj. Mitingjet e zhvilluara prej tij, nëpër rrethe kanë ndryshuar vendqëndrimin duke u zhvendosur edhe tribuna nga e cila, Rama ka mbajtur fjalimin elektoral. Kjo për të vetmin fakt, që mitingu të zhvillohet në një ambient të ngushtë ku njerëzit të duken se janë të shumtë në numër, gjë që në të vërtetë ndodh e kundërta. Një tjetër strategji që përdori PS gjatë filmimit të fushatës nëpërmjet kamerave të saj ishte edhe fakti i zmadhimit të imazhit, gjë që të krijonte përshtypjen që sheshi ishte i tejmbushur me simpatizantë. Në fakt një gjë e tillë është kritikuar edhe nga nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli. Strategjia e përdorur nga Rama ka pasur si qëllim të saj dhënien e sa më shumë kompoziteti, takimeve të tij me qytetarët e thjeshtë. Një gjë të binte në sy gjatë kësaj fushate elektorale, në çdo qytet të Shqipërisë si forca politike e djathtë, ashtu dhe forca politike e majtë kanë pasur përkrahje të madhe. Nisur nga kjo ende nuk mund të përcaktosh faktorin fitues pas 28 qershorit, sepse populli shqiptar nëse do të bazoheshim nga filmimet e shfaqura nga dy kampet e forcave politike më të mëdha në vend, shkonte si në fushatën e socialistëve ashtu edhe në fushatën e demokratëve.