Basha: Bulevardi deri te Bregu i Lumit
21/04/2011 Kandidati për Tiranën drekon me të moshuarit, u premton përkujdesje çdo ditë
Kandidati për kryebashkiak në Tiranë Lulzim Basha, parashikon në programin e tij mbështetje të veçantë për personat në nevoje, jetimët, të moshuarit, ata me aftësi të kufizuara, etj. Ai iu bashkua dje drekës së të moshuarve në Tiranë, ku tre prej tyre kishin ditëlindjen. Ndërkohë që një ditë më parë kandidati Basha gjatë prezantimit të kandidatin për kryetar të njësisë bashkiake nr. 9 Indrit Fortuzi premtoi zgjatjen e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nga stacioni i trenit, deri te Bregu i Lumit. Ai tha se parashikon ta realizojë këtë projekt brenda vitit të drejtimit prej tij të bashkisë së Tiranës. Në këtë takim kandidati Basha premtoi edhe krijimin e një fondi garancie për kredi të buta për strehimin e çifteve te reja, ndërtimin brenda 4 vjetve të ardhshme të 1000 apartamenteve sociale si dhe uljen e taksave në funksion të normalizimit të çmimeve. “Do të vazhdojmë me një vepër që mbeti ëndërr, por nën përkushtimin tim si kryebashkiaku juaj i ardhshëm do të fillojë të marrë jetë brenda vitit të parë zgjatimi i bulevardit nga stacioni i trenit deri te Bregu i Lumit. Do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në vlerën e pronës së banorëve të njësisë vendore nr. 9, si dhe volumin dhe cilësia e kapitalit që do të investohet në këtë arterie të re dhe të fuqishme, do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Tiranës”, - theksoi Basha. Sa u takon taksave, kandidat i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” premtoi uljen e tyre duke filluar që nga java e tretë e detyrës si kryebashkiak, si dhe marrjen e të gjitha masave të domosdoshme për normalizimin e çmimeve në këtë qytet. “Unë do të ngre brenda muajit të parë Agjencinë Bashkiake të Mbrojtjes së Konsumatorit, e cila do të hulumtojë, identifikojë, raportojë dhe do të godasë këdo që spekulon me çmimet në tregjet e qytetit tone”, - tha Basha. Ai i sqaroi banorët edhe për fondin e kredimarrjes. “Në platformën time dhe programin që do të nis të zbatoj që nga java e dytë e majit, parashikohet një fond i veçantë për të lehtësuar kredimarrjen me kredi të zbutura për të gjitha çiftet e reja në qytetin tonë. Brenda katër vjetve të ardhshëm në territoret publike të Bashkisë së Tiranës jo vetëm që nuk do të ketë më allishverishe me këto territore, por ato do të vihen në dispozicion të një skeme ndërtimi të 1000 apartamenteve sociale”, - deklaroi kandidati Basha. Ndërtimi i shkollave dhe kopshteve të reja, i këndeve sportive dhe hapësirave të gjelbra, asfaltimi i çdo rruge e rrugice janë ndër prioritet e projektit të Lulëzim Bashës për të nisur ndryshimin e Tiranës nga lagjet e saj.
Besimi i Fortuzit
Kandidati Fortuzi, është i vetëdijshëm, si një ish-futbollist, se për të fituar duhet një ekip i mirë, një kapiten me mentalitet kampioni. Pikërisht këto veti që sheh tek ekipi i Bashës e bëjnë atë të besojë se më 8 maj do të fitojë Tirana dhe qytetarët e saj.
Premtimi i Bashës
“Brenda katër vjetëve të ardhshëm në territoret publike të Bashkisë së Tiranës jo vetëm që nuk do të ketë më allishverishe me këto territore, por ato do të vihen në dispozicion të një skeme ndërtimi të 1000 apartamenteve sociale”.