E Diel, 1 Nëntor 2026

Lutaj: Qeveria të sigurojë jetën e zyrtarëve

Ngjarja e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardjan Nuni është rikthyer sërish në parlament, nëpërmjet fjalës së deputetit socialist Pirro Lutaj, i cili e ka bërë prezente për të qartësuar rolin e strukturave të policisë, që sipas tij po humbasin efikasitetin në luftën kundër krimit. Të gjitha këto ndodhi, janë tregues i rrezikut eminent që ofron krimi i organizuar, strukturat kriminale dhe bashkëpunimi i segmenteve të inkriminuara, është shprehur Lutaj. Sipas tij, sistemit tonë gjyqësor, sikur të mos i mjaftonin presionet e gjithfarëllojshme nga Kryeministri i vendit dhe mazhoranca në tërësi, ai po bëhet tashmë edhe pre e sulmeve me armë nga kriminelët dhe keqbërësit. Emëruesi i përbashkët i këtyre, sipas Lutaj është rritja e varfërisë dhe pasigurisë në vend, që po kllapos çdo familje në Shqipërinë tonë, që kryeministri thotë se qeveriset nga "Qeveria e Bollëkut". Ndër të tjera, deputeti socialist ka theksuar se mungesa e seriozitetit dhe fallsitetit të deklaratave të përfaqësuesve të mazhorancës  për  rritje të nivelit ekonomik dhe sigurisë në vend, është evidente po të përmendim vetëm disa tregues të kohëve të fundit. Kështu ndodh edhe kur përfaqësuesit e mazhorancës flasin për rritje të efikasitetit të punës së policisë në luftën kundër krimit, ndërkohë që përballen shpesh me ngjarje të rënda e kriminale, në mungesë të plotë të Shtetit të tyre, ka theksuar Lutaj. Deputeti socialist ka theksuar se, sigurimi i jetës së qytetarëve të Shqipërisë, në veçanti e personave, veprimtaria zyrtare e të cilëve lidhet me drejtësinë, është detyrë qeverisë, ka përfunduar Lutaj.  

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›