Minxhozi: Varfëria këmbëkryq në zonat rurale
Rritja e varfërisë në zonat rurale është bërë prezente nga deputeti socialist, Qemal Minxhozi në seancën e djeshme parlamentare, i cili ka akuzuar qeverinë si shkak kryesor të kësaj krize. Sipas tij, qeveria duhet të marrë masa për të zbutur këtë fenomen dhe jo të mburret me disa projekte që hyjnë shumë pak në punë.
Varfëria është një fenomen shumëdimensional, i cili shprehet si pamundësi e një grupi shoqëror për të jetuar një jetë dinjitoze. Kjo bëhet shumë evidente në fshatin shqiptar, ku 60% e popullsisë jeton. Sipas deputetit socialist, varfëria është evidente në pesë drejtime, në varfërisë, atje janë tepër evidente në pesë drejtime: në formën e pamundësisë për të siguruar nevojat bazë ushqimore, në formën e rënies së të ardhurave personale, në formën e mungesës së mbështetjes sociale, në formën e theksuar të rrugëve, dhe në formën e pamundësisë së fermerëve për t'u kredituar nga shteti. Janë këto faktorët që krijojnë një situatë tepër të rënduar në fshat dhe që sjellin varfërinë e tejskajshme. Një tjetër problem i ngritur në kuvendin shqiptar nga deputeti socialist ka qenë edhe korrupsioni, ku si shembull deputeti ka sjellë riparimin e rrugës Milot deri në Klos. Më vjen shumë keq që nuk është bërë asnjë investigim nga Ministria e Transporteve, për të parë se ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Njerëzit kanë folur për këto gjëra, janë bërë letra e mesazhe, por Qeveria ka heshtur, sepse ka qenë pjesë përbërëse e këtij korrupsioni. Pabarazia gjeopolitike në Mat, ka qenë tjetër shqetësim i ngritur nga Minxhozi, si rrjedhojë e kësaj në këtë rreth nuk janë bërë investime gjatë 44 muajve nga qeveria. Me sa duket, Qeveria mendon se e ka varur xhaketën në Mat, sepse 93% e pushtetit vendor është i PD-së dhe popullin e Matit kjo votë që i ka dhënë PD-së po e lë në harresë. Varfëria e tejskajshme dhe korrupsioni, janë elementët që sipas deputetit socialist do të çdojnë në humbje PD.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1