PS 91, tur në rrethe për të krijuar bazën
Partia Socialiste 91 nis organizimin dhe ngritjen e strukturave në rang vendi. Vendimi u mor dje në mbledhjen e parë të kryesisë së kësaj partie, duke u bazuar në statutin e saj. Sipas vendimeve të marra nga kryesia, PS 91 do të jetë e organizuar në nivel qarku, rrethi, bashkie, komune, komitetesh drejtuese dhe këshilla zonalë. Kryesisht, themeluesit që janë anëtarët e kryesisë kombëtare të kësaj partie, do të shpërndahen në rrethe për të ngritur strukturat përkatëse.
Sipas një njoftimi për shtyp, në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Fier sekretarja e përgjithshme, Makbule Çeço, dhe anëtari i kryesisë, Nazmir Bilani, do të jenë përgjegjës për organizimin e degëve. Ndërsa në qarqet Tiranë, Elbasan, Korçë me organizimin do të merren sekretari organizativ, Enver Reçi, dhe anëtarët e kryesisë: Afërdita Stefani, Paqësor Zeneli, Blendi Marikaj.
Degët
Për PS 91 ngritja e strukturave në bazë nuk është një proces që nis që nga fillimi, pasi ajo do të bazohet në degët e Lëvizjes për Politikë Institucionale që i parapriu kësaj lëvizjeje. Degë si ajo e Fierit, Gjirokastrës dhe e Tiranës pritet të kenë edhe organizimin më të fortë për shkak edhe të mbështetjes më të madhe. Drejtuesit e partisë, tanimë duhet të ndërmarrin tur në rrethet e vendit për të njohur anëtarësinë e “vjetër”, por edhe atë të re që pritet të bashkohet në muajt në vazhdim me statusin dhe programin e saj. Njëkohësisht, një tjetër detyrë që i pret drejtuesit e saj është organizimi dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2009-ës. PS 91 është në koalicionin me LSI-në e Ilir Metës tek e “E majta për Integrim”, megjithatë sipas deklarimeve të mëparshme të drejtuesve të saj, PS 91 do të ketë listë kandidatësh për deputetë me vete.
PS 91 zyrtarizoi krijimin e saj dy ditë më parë duke pasur si simbole të saj shenjat dalluese fillestare të PSSH-së që u krijua në 12 qershor të vitit 1991, flamurin rozë me dorën grusht me dy trëndafila, teserat e vjetra të partisë që u hoqën kur erdhi Rama në krye të PS-së. Njëkohësisht, edhe ditëlindja do të jetë 12 qershori i vitit 1991. Lidhur me këtë, pak javë më parë kryetari i PS 91 deklaroi se PS-ja, që drejtohet nga Edi Rama, të festojë 15 marsin e 2007-ës, ditë kur nisi reformimi i partisë në përfundim të së cilës doli se gati 70% e anëtarëve të këtyre strukturave u përjashtuan nga strukturat e reja që u krijuan. Pas kësaj, deputeti i PS-së, Koçi, nisi një lëvizje politike që u mbështet nga ish-kryetari i PS-së, Nano. Duke qenë se turi mbeti në mes, nismën e vazhdoi Petro Koçi i cili konsolidoi më tej degët e LPI-së në rrethe. Me ndryshimet kushtetuese dhe me ndryshimin e sistemit zgjedhor lindi nevoja që lëvizja politike të kthehet në një parti politike zyrtarisht në mënyrë që të ketë të drejtë që të regjistrohet si subjekt zgjedhor në KQZ dhe të konkurrojë si parti politik në zgjedhje.
PS 91 promovon Fatos Nanon
Ish-kryetari i Partisë Socialiste nuk është shprehur ende për ndarjen e dytë të PS-së dhe krijimin e një partie të re që shumë pak ndryshon nga PS-ja që u krijua në 12 qershor të vitit 1991. PS 91 është e përbërë kryesisht nga ish-deputetë, ish-drejtues të PS-së apo ish-anëtarë të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, të cilët nuk e fshehin mbështetjen dhe simpatinë për liderin historik të kësaj PS-së. Sekretari Organizativ i PS 91, Enver Reçi, deklaroi dje se Nano vazhdon të mbetet një figurë e rëndësishme politike për të dhënë ndihmën e tij në proceset që po kalon vendi. I pyetur se çfarë raporti ka mes ish-kryetarit dhe partisë së re të sapokrijuar, Reçi nuk dha një përgjigje konkrete, por deklaroi se Nano mbetet një politikan i rëndësishëm. “Jo vetëm media e shkruar, por edhe ajo elektronike ka filluar ta ndiejë dhe ta përmendë shumë liderin historik të PS-së. Kjo do të thotë me sa duket që ndihet shumë mungesa e kësaj figure të fuqishme në jetën politike. Pra, roli i Fatos Nanos në të gjitha proceset politike është i pamohueshëm dhe i padiskutueshëm. Fatos Nano është një njeri që di të bëjë politikë, ndërsa Edi Rama është njeriu që nuk bën dot një bisedë edhe në tavolinë”, - tha Reçi.
Lidhur me mundësinë e afrimit të deputetëve të Partisë Socialiste në partinë e re, Reçi tha se shumë prej tyre kanë shprehur mbështetjen, megjithatë deri më tani nuk është vënë re asnjë lëvizje politike brenda grupit parlamentar socialist që do ta reduktonte atë edhe në numër votash. PS 91 përfaqësohet në Kuvend përmes kryetarit të saj, Petro Koçi, i cili është anëtar i grupit parlamentar me LSI e PDS “E majta për Integrim”. Kryetari i kësaj partie, Koçi, i ka bërë thirrje Nanos që të bëhet pjesë e këtij angazhimi politik, duke u shprehur se mbi të gjitha vendi ka nevojë për një vlerë politike, siç është Fatos Nano.
Meta: LSI-ja, e vetmja forcë opozitare
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi dje në një takim në Elbasan se LSI-ja mbetet e vetmja forcë opozitë në vend. "Sot kemi një situatë paradoksale në Shqipëri dhe për fat të keq e vetmja opozitë në vend mbetet LSI-ja dhe disa faktorë të tjerë opozitarë”, - tha Meta. Sipas tij, kjo situatë paradoksale vjen si pasojë e forcimit gjithnjë edhe më shumë të një aleance të fortë midis Berishës dhe drejtuesit aktual të PS-së, z. Rama. “Kjo aleancë e errët, - tha Meta, - është një aleancë kundër institucioneve, kundër Kushtetutës, kundër pavarësisë së gjyqësorit, kundër pozicionit kushtetues të Presidentit”. “Është një situatë paradoksale sepse kryetari i PS-së, z. Rama, na bëri një ftesë për t'u bashkuar me të në protestë dhe për të kërkuar nga Kryeministri Berisha më shumë drejtësi dhe siguri, por a mund të kemi më shumë siguri nga ky Kryeministër i papërgjegjshëm si Sali Berisha?!”, - shtoi më tej kreu i LSI-së. Duke vazhduar më tej, Meta tha se Rama “na ftoi si ne t'i bëjmë një ligj për prokurorinë Sali Berishës, një ligj që Sali Berisha të paralizojë prokurorinë, në mënyrë që ajo të mos hetojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar nga qeveria për tragjedinë e Gërdecit dhe për aferat e tjera, ku janë të akuzuar ministrat e tij, disa prej të cilëve janë dhe pa imunitet. Prokuroria nuk e ka kërkuar këtë ligj, sepse e ka një ligj”. Duke u fokusuar në rolin që duhet të ketë opozita tashmë, Meta tha se “t'i lëmë përrallat për reformat që do të bëhen me Sali Berishën. Ne kemi vetëm një detyrë. Të angazhohemi për largimin e Sali Berishës sot, se nesër do të jetë vonë. Ne jemi të qartë, - theksoi Meta, - se vetëm me veprime konkrete opozitare, brenda dhe jashtë Parlamentit, vetëm duke bllokuar Sali Berishën, mund të zhbllokojmë krizën e madhe institucionale në vendin tonë”.
Rama: Do rikthej FMN-në kur të vij në pushtet
Kreu socialist, Edi Rama, reagoi dje lidhur me çështjen e mbarimit të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri. Rama e konsideroi të papërgjegjshëm qëndrimin e mazhorancës duke deklaruar se “me këtë qëndrim të papranueshëm ndaj FMN-së të Sali Berishës së sotëm, jemi vetëm një hap larg kthimit në kohën e Sali Berishës së djeshëm”. Ndërkohë që lideri i PS-së deklaroi se nëse FMN-ja largohet nga vendi, marrëveshja e parë që do të bëjë qeveria e tij kur të vijë në pushtet në 2009-ën, do të jetë rikthimi i saj në vend. Sipas Ramës, FMN-ja është një institucion që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për tranzicionin shqiptar, duke dhënë drejtpërdrejt një ndihmë të pazëvendësueshme për reformat në të gjitha fushat, veçanërisht për financat publike e për ristrukturimin e sistemit bankar, si edhe duke hapur dyert e bashkëpunimit të Shqipërisë me të gjitha institucionet ndërkombëtare e duke rritur besimin e bankave dhe të biznesit të huaj privat për të investuar në Shqipëri. “Është krejt e qartë se Sali Berisha nuk udhëhiqet as nga interesat e vendit e as nga arsyeja dhe e mira e Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke vendosur të largojë FMN-në nga Shqipëria, po vetëm nga interesi i ngushtë i pushtetit të tij personal që kërkon ta mbajë duke i shpërdoruar financat e shtetit për qëllime ekskluzivisht elektorale”, - shtoi kreu socialist.
Vasili: Shëndetësia ndodhet në moment kritik
Lëvizja Socialiste për Integrim vlerësoi dje se shëndetësia shqiptare po përjeton momentin më kritik të saj, sepse sot ajo është plotësisht e braktisur nga qeveria dhe Kryeministri saj. Sipas sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, Petrit Vasili, për Kryeministrin nuk ka rëndësi nëse kriza e plotë e barnave ka pllakosur të gjitha spitalet e vendit. Njëkohësisht, sipas Vasilit, një tjetër çështje shqetësuese është bllokimi i vazhdueshëm i operacioneve si dhe mungesa kritike e barnave edhe në QSUT, si spitali më i rëndësishëm dhe më i specializuar në vend. “Është vërtet skandaloze indiferenca e Kryeministrit i cili po bën veshin e shurdhër ndaj këtyre mungesave të padëgjuara të cilat nuk janë verifikuar as edhe në fund të viteve ’90, kur ndryshohej sistemi”, - deklaroi Vasili.
Sipas tij, Kryeministri po komprometon rëndë veten, duke bashkëjetuar dhe bekuar korrupsionin galopant në këtë sektor e ku problemet me prokurimet e barnave të bëra publike dhe raporti i Bankës Botërore tregojnë qartë të kundërtën e asaj që Kryeministri thotë çdo ditë. “Kjo situatë ka çekuilibruar plotësisht të gjithë sistemin shëndetësor, duke akumuluar pasoja shumë të rënda të cilat shëndetësia shqiptare do t’i vuajë për një kohë të gjatë”, - deklaroi Petrit Vasili.