E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Ja pse u renditëm të 62-tët në botë për lirinë ekonomike

 

Raporti më i fundit mbi indeksin e lirive ekonomike, e ka renditur Shqipërinë në vendin e 62-të nga 183 ekonomi botërore. Vetëm pak ditë pas publikimit të këtij raporti kreu i financave ka komentuar të rezultat e tij. Sipas ministrit Bode, të dhënat e raportit tregojnë së është ulur niveli i korrupsionit, e cila sipas tij, është arritur përmes reformave fiskale. “Shqipëria renditet e 62–ta midis 184 vendeve të botës me një notë prej 63.7 % nga 100 pikë të mundshme, duke lenë mbrapa një pjesë të mirë të vendeve të rajonit dhe vende të Evropës Perëndimore si Francën, Italinë, Slloveninë, Turqinë, Rumaninë, Greqinë, Maqedoninë etj. Pra, ky përmirësim i treguesve të lirive ekonomike të vendit i jep një kredibilitet më të madh ambientit ekonomik në Shqipëri dhe krijon kushte dhe mundësi për një zhvillim më të shpejtë ekonomik të vendit”, tha dje Bode. Madje, sipas tij Shqipëria renditet e 27–ta midis vendeve të rajonit, duke lënë mbrapa një pjesë të vendeve që janë anëtare të BE –së dhe njëkohësisht krahasuar me vendet e Evropës Qendrore dhe të Ballkanit Perëndimor renditet e dyta për nga niveli i lirisë ekonomike, duke pasur përpara vetëm Bullgarinë dhe duke lenë mbrapa 10 vende të tjera mes të cilave Greqinë, Turqinë, Slloveninë dhe Rumaninë. “Në krahasim mes viteve 2008 dhe 2007, janë liria e biznesit, liria fiskale dhe liria nga korrupsioni, që kanë dhënë rritjen më të madhe në renditjen e Shqipërisë për vitin e fundit”, u shpreh Bode. Liria e biznesit ka kaluar nga 55.6 që ka qenë nota në 67 dhe përbën progresin më të madh, në saj të reformave rregullatore, në sajë të reformave të ndërmarra në kuadrin e Doing Biznes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›