Nafta, një fuçi shitet me 34 USD
Çmimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare ka pësuar rënie sërish. Sipas mediave të huaja, një fuçi naftë në tregjet ndërkombëtare është kuotuar me 34 dollarë. Prej muajsh çmimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare po pëson rënie të ndjeshme. Shkak për këtë është kriza financiare globale. Por ndërsa çmimi i arit të zi në bursat e huaja është gjithnjë e në rënie nuk mund të thuhet e njëjta gjë për çmimin e karburanteve në vend. Në pikat e tregtimit të karburantit në Tiranë, një litër naftë shitet me 100 lekë, ndërsa një litër benzinë me 105 lekë. Të dhënat tregojnë, se rënia e çmimit të karburanteve në bursa nuk është reflektuar shumë në tregun vendas.