E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: “Kompensim për bukën pasi ta verifikojë INSTAT-i”

Ministria e Financave nuk planifikon skemë rimbursuese për rritjen e çmimeve. Shtresat në nevojë duhet të presin indeksimin e INSTAT-it
Ervin Koçi

Ministria e Financave ka qenë në “nonsens” me vendimet e një dite më parë të qeverisë dhe të kryeministrit Berisha për të kompensuar shtresat në nevojë si pasojë e rritjes së çmimeve. Për kreun e Financave shqiptare, Ridvan Bode, kjo gjë duket e pamundur të paktën për aq kohë sa kjo nuk konfirmohet nga Instituti i Statistikave, i cili është institucioni që përllogarit dhe kontrollon situatën e çmimeve në treg. Duke aluduar për marrëveshje spekulative mes tregtarëve dhe grosistëve të ndryshëm, për mbajtjen në një nivel të çmimeve të produkteve të ndryshme në treg, siç është dhe rasti me bukën, ministri Bode ka paralajmëruar për ta vetëm gjoba dhe sanksione të forta. Kjo gjë, sipas ministrit Bode, do të ishte edhe masa më e mirë për të luftuar monopolet dhe spekulimet në tregun vendas. Për këtë, ai ka përmendur edhe Autoritetin e Konkurrencës, si një ndër institucionet shtetërore që është ngarkuar të kontrollojë çmimet në treg dhe abuzimet me to. Sipas Bodes, qeveria do të kompensojë plotësisht të gjitha efektet që vijnë nga inflacioni, por vetëm pasi të jenë verifikuar më parë dhe deklaruar zyrtarisht nga INSTAT-i. .

Masat antikrizë

“Ajo që mund të bëjë qeveria është të kompensojë tërësisht efektet që vijnë nga dinamika e tregut dhe inflacioni përbën një prej dinamikave më të rëndësishme të tregut”, - tha ministri Bode. Ai vijoi më tej duke shtuar: "Fakti që ne nuk ndërhyjmë në veprimet që ndodhin në treg do të thotë që respektojmë tregun dhe rregullat e tij, respektojmë atë parim që kanë të gjitha vendet demokratike që kanë realizuar një progres të dukshëm në fushën e ekonomisë së tregut". Ministri Bode tha: "Në këtë kuptim, edhe qeveria është deklaruar që nuk do të ketë ndërhyrje as në çmime dhe as të diktojë çmimet". Sipas tij, nuk mund të jetë qeveria një aktore në ekonomi, të blejë dhe të shesë, por Autoriteti i Konkurrencës do të bëjë punën e vet për të garantuar këtë gjë në kohë, ndërsa administrata tatimore do të jetë shumë e vëmendshme për të mundësuar vjeljen e detyrimeve fiskale në përputhje me aktivitetet ekonomike dhe fitimet që realizojnë aktivitete të ndryshme ekonomike. E rëndësishme, sipas Bodes, është ndjekja me vëmendje e këtyre aktiviteteve që për natyrën e tyre specifike jo të licencuar nuk janë monopole të krijuara nga licencimi, por të krijuara për kapacitetet ekonomike. Këto biznese do të ndiqen me vëmendje nga Autoriteti i Konkurrencës për marrëveshjet horizontale ose vertikale që mund të bëjnë ata dhe nga ana tjetër edhe nga aspektet fiskale. “Ne nuk mund të kufizojmë format e organizimit dhe funksionimit të biznesit, por sigurisht që jemi të interesuar dhe do të ndjekim korrektësinë e tyre në raport me detyrimet që ata do të kenë ndaj shtetit për aktivitetet ekonomike që kryejnë”, - tha Bode.

Ecuria ekonomike

“Në këtë renditje të Shqipërisë ne konstatojmë me kënaqësi se kemi bërë progres dhe kemi lënë mbrapa një sërë vendesh të rajonit, të cilat kanë një demokraci të konsoliduar dhe po ashtu një ekonomi tregu funksionale. Janë Bullgaria, Italia, Rumania, Maqedonia, Turqia, Sllovenia, Greqia, Polonia dhe Rusia që vlerësohen më të pakta?????????????? ekonomike sesa Shqipëria”, - ka deklaruar ministri i Financave, Bode. Në këtë vlerësim pozitiv të lirive ekonomike në Shqipëri, sigurisht që liritë fiskale përbëjnë treguesin më evident dhe rezultatin më të lartë të arritur. Sipas Bodes, “Shqipëria dhe Gjeorgjia konsiderohen dy vendet me liri fiskale më të madhe në të gjithë Europën”. Në lirinë fiskale të vlerësuar me 90.3 për qind kanë ndikuar: ulja e ndjeshme e taksave; kalimi në taksën e sheshtë prej 10 për qind, në mënyrë të plotë nga 1 janari i këtij viti; thellimi i konkurrencës në treg si dhe një sërë masash të tjera që kanë të bëjnë me administrimin fiskal. Sipas ministrit të Financave, midis 10 treguesve që vlerësojnë lirinë ekonomike është edhe fakti që çmimet janë të pakontrolluara, që inflacioni vijon të mbetet në parametrat 3 për qind dhe që sistemi financiar është tërësisht në duart e sektorit privat dhe i mbikëqyrur nga autoritete të pavarura.

15 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›