E Diel, 1 Nëntor 2026

Privatizimi i strategjikëve, paratë në buxhetin shtesë 2008

Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka thënë se paratë e përfituara nga privatizimet e ndërmarrjeve strategjike shtetërore do të përdoren për buxhetin suplementar të vitit 2008. "Do të kemi një buxhet shtesë në muajin korrik dhe atje do t’i shpërndajmë fondet nga privatizimi”, - tha për mediat ministri Bode. Ai ka vijuar më tej duke thënë: "Ne, si Ministri Financash, kemi në proces privatizimi kompaninë INSIG dhe jemi në procedurat e vlerësimit të kompanisë dhe për nxjerrjen në treg brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti”. Bode shtoi: “Të tjera kompani publike do të futen në proces privatizimi, e kam fjalën për kompanitë e mëdha, sepse lista mund të jetë shumë e gjatë. Është përgatitur kompania ARMO, e cila hidhet së shpejti në treg për t’u privatizuar, do të privatizohen aksionet që ka qeveria në kompaninë AMC, kemi disa aksione në pakicë në disa banka dhe privatizimi përbën një nga elementët më të dukshëm të reformave që jemi duke realizuar.

15 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›