Bode: Masat tona për rreziqet fiskale
28/03/2009 Kredia për bizneset
Qeveria ka marrë masa për të mos kërkuar para borxh nga bankat e vendit. “Jemi në negociata që i gjithë borxhi i vitit 2009 të financohet përmes një kredie tregtare ndërkombëtare. Tashmë, janë autorizuar dy banka për të bërë kredi sindikatë për qeverinë shqiptare dhe kjo do të mundësojë që disponibiliteti i depozitave dhe i shtesave të mundshme të sistemit bankar t’i jepen në funksion të rritjes së nivelit të kreditimit të ekonomisë reale”, - tha Bode.
Kursi i këmbimit
Ministri Bode ka theksuar se e sheh si risk ndryshimin e kursit të këmbimit. “Stabiliteti i kursit të këmbimit përbën një element për t’u trajtuar me kujdes si nga banka ashtu dhe nga qeveria, por edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare. Krahasuar me verën e vitit të kaluar 2008, kemi një zhvlerësim të lekut në nivelin 6%, në një kohë që zhvlerësimi i monedhave të rajonit është mesatarisht 15% dhe ka vende që kanë nivel zhvlerësimi shumë më madh se kaq”, - tha ai.
Ministri i Financave kërkoi disbursimin sa më shpejt të fondeve nga institucionet ndërkombëtare
Qeveria ka planifikuar të ardhurat nga privatizimet si kontigjencë për krizën
Qeveria ka planifikuar të përballojë efektet e krizës ekonomike me paratë e privatizimeve, përveç fondit të kontigjencës. Ministri i Financave, Ridvan Bode, theksoi gjatë punimeve të forumit ekonomik “Crans Montana”, se efektet e krizës në vendin tonë janë më shumë elemente psikologjike, por pritshmëria është që gjatë vitit 2009 të ketë një rritje të dukshme të nivelit të kreditimit të bizneseve, që do t’i jepte një hov zhvillimit të ekonomisë. “Ne kemi lënë një kontigjencë në buxhetin e shtetit për 2009-n që është 2% e PBB-së. Po ashtu nuk kemi përfshirë si pjesë të programit buxhetor rreth 2% të PBB-së që janë të ardhurat nga privatizimet e mëdha dhe jemi duke përfunduar privatizimin tërësor të kompanive publike, apo pjesë të tyre në aksionet që kemi pasur si në telefoninë mobile, në telekom, në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe një sërë ndërmarrjesh të tjera të vogla që janë në proces privatizimi”, - nënvizoi në fjalën e tij, kreu i Financave. Ai bëri thirrje që fondet e akorduara prej institucioneve të ndryshme ndërkombëtare të disbursohen sa më shpejt. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe për ekonominë e vendit. “Sa i takon rolit të institucioneve financiare ndërkombëtare do të thosha që në këtë fazë ndërhyrja e tyre do të ishte me shumë interes për vende si Shqipëria apo rajoni. Kemi portofole krediti të nënshkruara me bankat e zhvillimit dhe në marrëveshjet bilaterale për shuma të konsiderueshme që nëse do të përshpejtohej disbursimi i tyre do të rishikohej si një procedurë për të shpejtuar të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me lëvrimin e kredive do të ishte një ndihmë dhe një mbështetje për të gjitha vendet e rajonit, të cilat kanë programe të tilla të mbështetjes dhe të zhvillimit me këto banka. Por nga rreth 400 milionë euro që është portofoli në progres, masa e disbursimit nuk shkon më shumë se 30-35%, rreth 100-150 milionë euro disbursohen mesatarisht çdo vit. Pra, kjo do të ishte një nga ndihmat më të mëdha për vendet e rajonit”, - tha Bode. Ndërhyrjet e bëra në vendet e Evropës Perëndimore që janë në rënie ekonomike të theksuar për shkak të krizës globale, nuk kanë dhënë efektet e pritura. Shkak ka qenë pikërisht kriza e besimit. “Mendoj që instrumentet e ndërhyrjes së tyre të jenë në kohë dhe të mos merren masat e ndërhyrjes në momentet, kur kriza ka shpërthyer apo janë evidente, por duhet paraprirë në kohë stabilitet në kohë të fillimit të turbullirave dhe të disekuilibrave në vendet e rajonit ndryshme të rajonit masat e ndërmarra nuk do të kenë të njëjtin efekt. Rastet e ndërhyrjes në vendet e rajonit dëshmojnë se nuk janë të mjaftueshme kur nuk merren në kohën e duhur, sepse kriza përmban një element evident psikologjik”, - tha Bode. Sipas tij, vende të tilla janë të prekshme nga veprime abuziviste që mund të ndodhin në tregun financiar.
Produktet e reja
Gjatë vitit 2009 ProCredit Bank do të prezantojë një sërë produktesh të reja për të gjithë klientët e saj. Mes tyre është depozita ProKomfort ku klientët përfitojnë shumëllojshmëri afatesh dhe interes për depozitat me afat çdo fund muaji pavarësisht afatit të maturimit. Një tjetër shërbim është “Top up” ku për herë të parë në Shqipëri kjo bankë do të ofrojë mundësinë e rimbushjes së telefonave celular nëpërmjet bankomateve të saj. Gjatë këtij viti do të zgjerohet shërbimi i blerjes me karta debiti, si dhe mundësitë e blerjeve online apo të kryerjes së pagesave në rrjetin në rritje të POS dhe ATM. Për herë të parë ProCredit Bank do të ofrojë arkëtar automatik. Kjo pajisje i mundëson klientëve arkëtimin dhe përdorimin e një sërë produktesh në një sportel të vetëm. Shërbimi tjetër është “Set Up Deposit”, një llogari kursimi nëpërmjet të cilës me rritjen e shumës së kursimit rritet edhe përfitimi i klientit. Prej pak kohësh kjo bankë ka prezantuar shërbimin Pro E-Banking që mundëson kontroll dhe printim të llogarive të klientit.
Dega e re
ProCredit Bank hapi sot agjencinë e saj më të re në kryeqytet pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”. Me qëllimin për të qenë sa më pranë klientëve dhe për të plotësuar sa më mirë nevojat e tyre ProCredit Bank vendosi që të zgjerojë aktivitetin e saj me një njësi të re biznesi, e cila do të jetë kryesisht e fokusuar në ofrimin e një shërbimi sa më të shpejtë dhe cilësor për biznesin kryeqytetas dhe të gjithë individët. Hapja e njësisë së 11 të biznesit në rajonin e Tiranës thekson përkushtimin për të vazhduar më tej për të mbështetur zhvillimin e biznesit vendas. ProCredit Bank pritet që së shpejti të zgjerojë aktivitetin e saj me degë dhe agjenci të reja, jo vetëm në Tiranë, por edhe në rajone të tjera të vendit. ProCredit Bank është e pranishme nëpërmjet një rrjeti prej 38 degë dhe agjenci, ku ofron një linjë të plotë me shërbime bankare dhe produkte kredie për të gjithë. Aksionerët janë institucione të qëndrueshme dhe të fuqishme ndërkombëtare. ProCredit Bank është e pranishme në 22 shtete.