E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqit e Çalik përgatisin shitjen e Albtelecom, fitime marramendëse nga transaksioni

Korrupsioni i privatizimit të Albtelekom, turqit nuk bënë asnjë investim
Privatizimi i Albtelekom njihet për shqiptarët si një nga aferat më korruptive të privatizimeve në Shqipëri. Kjo kompani u shit me një nga vlerat më minimale të saj, vlera e të cilave po të llogaritet me asetet që kjo kompani dispononte vihet re qartë se ky privatizim ka qenë një nga aferat më korruptive të qeverive Nano dhe më pas Berisha. Vlera 120 milionë euro e dhënë për kompaninë Albtelekom dhe atë celulare Eagle Mobil është një nga vlerat më skandaloze që mund të shitej një kompani duke pasur parasysh investimet e bëra për të vetmë në 20 vitet e fundit. Vetëm licenca e ERagle nëse llogarisim 40 milionë usad që u shit Vodafon, e ul vlerën e Albtelecom në 80 milionë euro nëse zbresim 40 milionët e licencës së kompanisë celulare që përmbante brenda kushteve të kontratës.  Përveç efektit të abuzivizmit të shitjes së kësaj kompanie një fakt tjetër që duhet përmendur ishte se me futjen në treg të kompanisë celulare do të niste ulja e çmimeve të telefonisë celulare duke konkurruar fort dy kompanitë e tjera. Në fakt, privatizuesit e kësaj kompanie kompania Çalik, nuk ka pasur qëllim investimet në këtë sektor. Kompania celulare Eagle Mobile vazhdon të ngelet vasale e kompanive të tjera celulare dhe antenat e saj janë më shumë të marra borxh nga këto kompani sesa janë pjesë e investimit të saj. Ndërkohë që Albtelecom vazhdon të ngelet në nivele përfaqësimi më të ulëta se në momentin kur këtë kompani e posedonte shteti shqiptar. Asnjë investim nuk është ndërmarrë nga kjo kompani për të përmirësuar shërbimin  ndaj qytetarëve. Niveli i përfaqësimi të kompanisë Albtelekom sipas burimeve brenda kësaj kompanie bëhet për faktin se investitorët e kësaj kompanie kanë nisur tratativat për shitjen e saj. Megjithëse kontrata me shtetin shqiptar ka një kusht që investitori që ka blerë Albtelekom nuk duhet ta shesë brenda pesë vjetësh, mnesa duket turqit e Çalik të cilët nuk kanë asnjë eksperiencë në këtë fushë ( kjo kompani ka marrë një kontratë bashkëpunimi me Telekomin turk), fakti është që shitja korruptive nga shteti shqiptar i kësaj kompanie vërteton se privatizimi i kësaj kompanie nga Çalik është bërë vetëm për interesa përfituese duke e rishitur dhe jo duke investuar për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve .
Burimet brenda Çalik
Sipas burimeve brenda kësaj kompanie korporata Turke, Calik Holding mendon të largohet nga Shqipëria, pasi të shesë asetet e saj të Eagle dhe Albtelekomit që ka në pronësi aktualisht. Burime konfidenciale pranë korporatës turke, Calik, bënë të ditur se kjo e fundit mund të marrë në konsideratë interesimin e investitorëve të mundshëm strategjikë për asetet e tij në Shqipëri, Albtelekom dhe Eagle Telekom. Të njëjtat burime shtuan se korporata shpreson se asetet telefonike në Shqipëri mund të ngjallin interes brenda një kohe relativisht të shkurtër. Megjithatë burimet nuk shpjegojnë në mënyrë të detajuar nëse Calik ka kontaktuar ndonjë blerës të mundshëm. Sidoqoftë, Calik Holding duket se do të dëshironte të shiste komplet Eagle Telekom dhe Albtelekom, dhe jo vetëm një pjesë të tyre. Calik do të dalë gradualisht nga Shqipëria. Telefonia fikse këtu është shumë e pazhvilluar dhe mund të jetë tërheqëse për investitorët. Niveli i ulët i zhvillimit do të thotë edhe që kërkesa për telefoninë celulare është mjaft e lartë. Për arsye konkurrence, rivalët e Eagle, AMC, dhe Vodafone, nuk do të paraqisnin oferta në momentin e nxjerrjes në shitje. Eagle përfaqëson një mundësi të mirë zgjerimi në Kosovë dhe në zonat me popullsi etnike Shqiptare, theksuan burimet pranë kompanisë turke Calik Holding.
Skandali i shitjes dhe kushteve të kontratës
 Nëse vëmë re me vëmendje kushtet e kontratës është parashikuar që për 5 vjet, transferimi i aksioneve të Albtelecom apo i aksioneve të kompanive që do të kenë pronësinë e Albtelecom, nuk do të transferohet pa miratimin e qeverisë shqiptare. Në të kundërt, marrëveshja është e pavlefshme dhe blerësi paguan një penalitet të lartë (5 milion Euro). Pra siç e shikojmë nga kjo pikë e kontratës vihet re qartë se edhe këtu qeveritë shqiptare nën efektin e fenomenit korrupsion kanë vënë një sanksion për Çalik i cili është tallje për këtë kompani. Aktualisht, tregu i telekomunikacioneve vlerësohet te 500 milionë dollarët dhe sipas një llogaritjeje direkte të ndarjes së konsumatorëve dhe shërbimeve që ofrohen, pronari i ri i Albtelekomit do të zotëronte brenda një harku dy-vjeçar, rreth 300 milionë dollarë nga totali prej 500 milionësh. Duke parë resurset dhe monopolin që kjo kompani ka në tregun shqiptar vihet re lehtësisht se sanksioni 5 milionë euro është qesharak. Kjo kompani minimalisht në kushtet e këtij monopoli vlerësohet rreth 800 milionë deri në 1 miliard euro. Nga 120 milionë euro që u blenë këto dy kompani, nëse bëhet kjo shitje do të shihet qartë se korrupsioni qeveritar ka shpërblyer kompaninë turke me vlera stratosferike fitimi.

********************
Shitja e Albtelekomit
Shitja e Albtelekomit tek kompania turke Calik ka pasur kontestime të shumta që në ditët e para, kur u lançua një synim i tillë. Telekomi shqiptar bë një problem që u lakua në media, në parlament dhe në sferat e larta të politikës shqiptare. Ishte qeveria socialiste e kryesuar nga Fatos Nano, ajo që ia shiti Telekomin shoqërise turke ''Calik Kompani'' me nje çmim shumë të lartë, i cili, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, ishte maksimuni që mund të jepej për këtë objekt. Që kur ishte në opozitë, Partia Demokratike e kontestoi këtë privatizim, duke deklaruar se është shitur lirë. Asokohe ajodeklaroi se sapo të vinte në pushtet, do ta anulonte këtë kontratë të cilën e quajti abuzim financiar të Partisë Socialiste. Sapo erdhi në pushtet kjo parti, duket se e kishte vënë në qendër të axhendës së saj çështjen Telekom, duke bërë anulimin e kontratës që kishte bërë qeveria e Nanos me pretendimin se ishte shitur shumë lirë. Edhe vetë Partia Socialiste, por tashmë me në krye Edi Ramën u shpreh kundër privatizimit të Albtelekomit tek kompania turke Calik. Por pas shumë kundërshtimesh, që në thelb kishte të bënte me kontratën, Albtelekomi ra në duart e turqve, në shtator të vitit 2008.
Kushtet e kontratës
Statusi i blerësit: Në ndryshim nga kontrata e parë, aksionet e Albtelecom do të zotërohen nga një kompani në të cilën Turk Telecom do të zotërojë të paktën 20% të kapitalit. Për më tepër që një kontratë menaxhimi me Turk Telecom është firmosur për administrimin e Albtelecom.
Business Plan: Në kontratë janë parashikuar penalitete shumë të forta për mosrespektimin e business plan të paraqitur nga blerësi. Ai paguan një penalitet prej 20% të vlerës së painvestuar, deri në realizimin e investimit, në ndryshim nga kontrata e parë, sipas të cilës ishte parashikuar që në rast të mosplotësimit të planit të biznesit nga blerësi, me kalimin e 5 viteve, ai paguante një penallti prej 1 milion Euro.
Transferimi i aksioneve: Është parashikuar që për 5 vjet, transferimi i aksioneve të Albtelecom apo i aksioneve të kompanive që do të kenë pronësinë e Albtelecom, nuk do të transferohet pa miratimin e qeverisë shqiptare. Në të kundërt, marrëveshja është e pavlefshme dhe blerësi paguan një penalitet të lartë (5 milion Euro).

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›