Meta: Ti bëjmë mocion mosbesimi Berishës
Kreu i LSI, Ilir Meta ka reaguar sot kundër kryeministrit Berisha duke e akuzuar se po ndërhyn në pavarësinë e prokurorisë. Meta tha se është i gatshëm të firmosë mocionin e mosbesimit ndaj Berishës.
TIRANË - Kreu i LSI Ilir Meta ka reaguar sot për përplasjen mes qeverisë dhe prokurorisë për çështjen “Fazlliç”. Meta është shprehur i gatshëm të firmosë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit të vendit Sali Berisha.
Në një deklaratë për median Meta tha se Berisha rinisi një sulm tjetër ndaj pavarësisë së këtij institucioni, duke e cënuar rëndë integritetin e Prokurorisë dhe duke marrë funksionet e saj, teksa deklaronte urdhërimin për një hetim ndërkombëtar për çështjen Fazlliç. “Qëndrimet e Berishës dhe deklaratat e para tre ditëve të ministrave të tij të Brendshëm dhe Drejtësisë, nuk lënë më asnjë dyshim se kjo mazhorancë tashmë ka përcaktuar Prokurorinë, si një institucion që nuk duhet të funksionojë kurrsesi më si e pavarur, duke kërkuar ta kthejë atë si një bisht të këtij ekzekutivi të korruptuar”, tha më tej Meta.
Gjithashtu kreu i LSI ka mbështetur edhe deklaratën e djeshme të Ambasadës të SHBA-së dhe deklaratën e sotme të ambasadorëve të BE-së, ku kërkohet një sjellje institucionale të qeverisë në përputhje me Kushtetutën dhe mosbllokimin e institucioneve të pavarura që të bëjnë detyrën e tyre.
Në këtë mënyrë Ilir Meta, në emër të LSI, është shprehur i gatshëm të firmosë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Berisha të propozuar nga kreu i PSD Skënder Gjinushi. “Jemi shumë dakord për çdo lloj mosbesimi ndaj Kryeministrit Berisha dhe jemi të gatshëm që ta firmosim që tani. Por, më duhet t’ju kujtoj se përpara se të hedhim firmat për heqjen e Kryeministrit Berisha, gjë që ne kemi qenë të gatshëm për ta bërë çdo sekondë pas tragjedisë së Gërdecit e në vijim, na duhet, për shkak të ndryshimeve kushtetuese që Berisha bëri bashkë me ndihmën e zotit Rama, që të mbledhim firmat dhe për Kryeministrin që do të zëvendësojë Berishën. Sepse tani nuk na duhen më vetëm 71 vota, por na duhen 142 vota për të hequr Berishën. Pra, 71 për një tjetër, dhe 71 për heqjen e Berishës”, theksoi Meta.
(a.s/Balkanweb)