E Diel, 1 Nëntor 2026

Identifikohet shqiptari i vrarë nga karabinierët italianë

Është identifikuar shqiptari i cili u vra sot në mëngjes nga karabinierët italianë gjatë një operacion-kontrolli në provincën e Colle Val D'Elsa në Siena të Italisë. Ai quhet Thoma Zeni, 35-vjeç. 

SIENA - Identifikohet shqiptari i vrarë nga karabinierët italianë mëngjesin e sotëm gjatë një operacion-kontrolli në provincën e Colle Val D'Elsa në Siena të Italisë. Viktima është 35 vjeçari Thoma Zeni. Sipas një rindërtimi të parë të ngjarjes, ushtarakët kanë tentuar të ndalojnë një automjet që rezultonte i vjedhur, por në tentativë për t’u arratisur, është përplasur me makinën e karabinierëve. Dy personat që ishin në makinë, janë larguar nga automjeti dhe kanë tentuar të arratisen në këmbë drejt fushave. Karabinierët kanë qëlluar të paktën 5 herë, pasi kanë parë dy shkëndija në makinën e shqiptarëve dhe kanë dëgjuar dy shpërthime që mendohet të kenë qenë të airbag të makinës. Një nga dy të personat që ndiqeshin, Thoma Zeni ka vdekur, ndërsa tjetri ka arritur të arratiset.
Viktima, është ndaluar disa dhjetëra herë në pjesë të ndryshme të Italisë. Shërbimet e kontrollit të karabinierëve kanë bërë të ditur se ishte tentuar dhe dy herë të tjera të ndalohej kjo makinë e vjedhur.
Mendohet se shqiptari ishte pjesë e një organizate që merrej me vjedhjen e vilave. Gjithsesi në Itali janë hapur hetimet për vrasjen e 35-vjeçarit, ndërkaq vazhdojnë kërkimet për shqiptarin tjetër të arratisur.
(a.s/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›