Ruçi: “Debati për sheshin, shashkë e Berishës”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ndërsa kryeministri Berisha i ka bërë thirrje kryebashkiakut Rama të bashkëpunojë me qeverinë për rikonstruksionin e sheshit "Skënderbej", kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, u shpreh se kjo ka qenë shashka e radhës e tij. “Duke kërkuar që të tërheqë vëmendjen nga problemet e vërteta të vendit dhe kërkesën e vazhdueshme të opozitës për hapjen e kutive të 28 Qershorit, Berisha na foli këtu për sheshin “Skënderbej”. Pas fjalës së tij, më mbetet vetëm të them: “Kush foli, për kë foli dhe ku foli”,- tha Ruçi. Duke sqaruar se foli kryeministri, të cilit, sipas tij, nuk i takon të flasë për çështje që i takojnë Bashkisë, në Parlament që nuk ka vend për këto çështje dhe për sheshin, që është jashtë debateve politike. Në këtë kuadër, Ruçi e konsideroi si të qëllimtë për të larguar vëmendjen e publikut, fjalimin nga foltorja e Kuvendit të kryeministrit Berisha për sheshin “Skënderbej”. Por menjëherë ka reaguar kryeministri Sali Berisha, i cili iu drejtua socialistëve se “çështjen e sheshit duhet ta nxjerrin jashtë pasioneve politike”.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2010