Stefa: “Në PS-së ka nisur fryma e përjashtimit”
Autori i Lajmit: Redaksia
Në Partinë Socialiste ka nisur fryma e përjashtimit. Kështu ka deklaruar ish-deputetja e PS-së, Rajmonda Stefa, gjatë një interviste në një media vizive. Stefa theksoi se në PS po tentohen të hiqen figurat e rëndësishme të partisë. Sipas saj, PS-ja po mban një qëndrim radikal edhe ndaj ish-deputetëve duke mos i ftuar ata të bëhen pjesë në strukturat e saj. Ndërkohë ish-deputetja e PS-së, Rajmonda Stefa, e cilësoi daljen e PS-së nga salla e Kuvendit si një lëvizje kaotike të saj, duke theksuar se Grupi Parlamentar edhe vetë nuk e di se çfarë po bën, por se diktohet nga kreu i PS-së, Edi Rama.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2010