E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: ”Po formalizojmë tregun”



Opozita ka kundërshtuar ashpër miratimin e projektligjit për mënyrën e falimentimit të biznesit. Ish-ministri i Financave dhe deputeti i PS-së, Arben Malaj, tha se me këtë projektligj, i jepet një pushtet abuzues administratës publike duke bërë që barra të kalojë te biznesi. “Natyrshëm që subjekte e këtij ligji do të jenë bizneset shqiptare. Mungesa e konsultimit me ta për një ligj e rrit shumë vështirësinë e implementimit të ligjit. E dyta, nuk dihet pikërisht për mosballafaqim të koncepteve në legjislacionin tonë dhe është një tendencë e fundit e qeverisë si koncept abuziv për t’i dhënë një pushtet absolut administratës publike dhe për ta kaluar të gjithë barrën te biznesi. Nuk ka asnjë filozofi ekonomike, e cila favorizon qeverinë në raport me biznesin”, - tha Malaj. Në logjikë të kundërt është shprehur ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili u shpreh se rregullat e reja do të formalizojnë tregun. “Rregullimi është zinxhir. Rregullimi përmbledh të tre ligjet bazë që formalizojnë dhe rregullojnë tregun. Dhe ne shlyejmë edhe një detyrim të madh për ta bërë më efikase procedurën e falimentimit. Rrisim përgjegjësinë e administratës tatimore dhe doganore për të denoncuar dhe për të kërkuar falimentimin për shkak të detyrimeve të pashlyera”, - tha Bode.

16 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›