Opozita: Mungesa e Berishës në sallë reflekton krizë në qeverisje
Deputetët e opozitës braktisin punimet e seancës së Kuvend. Leskaj: ”Qeveria është në krizë, po qeveris pa zëvendëskryeministër”
Erald Kapri
Opozita braktis punimet e Kuvendit për shkak të mosprezencës në disa seanca plenare të kryeministrit Sali Berisha. Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, u shpreh se mosprezenca e kryeministrit Berisha në sallën e Kuvendit reflekton një krizë që ka përfshirë qeverinë. Opozita ka depozituar katër kërkesa për interpelanca parlamentare me kryeministrin Berisha në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Gërdec, ku është kërkuar edhe një raport me shkrim për këtë çështje. Ndonëse kanë kaluar 2 muaj nga depozitimi i këtyre kërkesave, kryeministri Berisha ende nuk është përballur me socialistët. “Natyrisht, kryeministri nuk vjen në Parlament pasi ka arsyet e veta të mos vijë, sepse nuk do të dëgjojë për Gërdecin. Kryeministri nuk vjen në Parlament sepse nuk do të dëgjojë për imunitetet e hequra. Kryeministri nuk vjen në Parlament se nuk do të dëgjojë për drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, që e mban drejtor të Përgjithshëm në arrest shtëpiak. Kryeministri nuk vjen në Parlament sepse nuk do të dëgjojë për korrupsionin dhe kapjen e shtetit që e ka mbytur këtë vend. Kryeministri nuk vjen në Parlament sepse nuk do të dëgjojë për varfërinë. Po ka marrë arratinë nëpër Shqipëri dhe po flet për një dialog për NATO-n”, - tha Leskaj në Kuvend.
Opozita
Deklarata e numrit një të Grupit Parlamentar Socialist, Leskaj, është shoqëruar edhe me arsyet që opozita pretendon për mungesën e kryeministrit Berisha në Kuvend. Leskaj argumentoi se Berisha i shmanget Parlamentit jo për shkak të axhendës së tij kryeministrore, por për shkak të përballjes me deputetët opozitarë. Ajo tha më tej se kjo sjellje tregon një krizë qeveritare që ka përfshirë maxhorancën, por që kryeministri Berisha kërkon që ta fshehë. “Natyrisht unë e kuptoj vështirësinë, pasi qeveria është në krizë. Qeveria është në krizë sepse ka kohë që po qeveris pa zëvendëskryeministër, është në krizë për shkak se dy ministra i ka pa imunitet, është në krizë sepse Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve e drejton nga shtëpia ku firmos shkresat një drejtor i përgjithshëm që është në arrest shtëpiak. Unë nuk e di si ministri i Financave ia bën kur ka ndonjë problem. A e lejojnë të hyjë në shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm të tatimeve apo jo për të zgjidhur problemet? Pastaj natyrisht që për hallexhinjtë as që bëhet fjalë”, - tha më tej Leskaj. Leskaj ndeshi në oponencën e kryetares së Kuvendit, Topalli, e cila tha se procedurat janë duke u zbatuar. Opozita reagoi e indinjuar nga përgjigjet e maxhorancës, ndaj dhe braktisi punët e seancës në shenjë proteste. “Ne nuk kemi pse të bëhemi fasadë”, - tha Leskaj.
Seanca
Pavarësisht reagimit protestues së opozitës, Kuvendi ka nisur diskutimet e rendit të ditës, ku ishte planifikuar diskutimi i projektligjit mbi falimentimin e biznesit. Opozita kërkoi më tepër kohë për të shqyrtuar këtë ligj, por maxhoranca nuk ka preferuar që ta kthejë atë për diskutime në komisionet parlamentare. “Ne do të vazhdojmë më tej dhe nuk do të pyesim se kujt i preken interesat nga ky ligj”, - tha Topalli. Kjo deklaratë e Topallit u shoqërua me braktisjen e qetë të opozitës nga Kuvendi.
Deputetët në kafene, Kuvendi shtyn tri herë rresht votimin e projektligjeve
Mbi 14 projektligje presin votën e deputetëve për t’u miratuar, por në tri seancat e fundit ato janë anuluar pasi mungon kuorumi minimal i deputetëve në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shtyu votimin e dy projektligjeve tepër të rëndësishme, si ai për falimentimin dhe ai për procedurat tatimore, pasi në sallë nuk ndodheshim më shumë 7 ose 8 deputetë. Vapa në këto ditë të para të muajit maj duket se ka ndikuar në paqëndrueshmërinë e deputetëve, të cilët kanë shpallur “de facto” pushimet e tyre. Kafenetë dhe baret rreth sallës së Kuvendit janë të mbushura me deputetë të Kuvendit, të cilët preferojnë që orët e paradites t’i kalojnë më miq, edhe pse në Kuvend është duke u diskutuar një projektligj i cili prek qindra mijëra qytetarë shqiptarë. Nga ana tjetër, opozita ka protestuar në Kuvend në lidhje me trajtimin dhe vëmendjen që u kushtohet denoncimeve apo vërejtjeve të opozitës. Kryetarja e Grupit Parlamentar socialist, Leskaj, u shpreh se mospërfillja e deputetëve në diskutimet e tyre vjen për shkak se rregullorja e Kuvendit keqpërdoret. “Është bërë e zakonshme që për një orë deputetët të sorollaten nëpër kafene për shkak të leksioneve që bëhen me nxënës këtu në sallën e Parlamentit, vihet pastaj këtu dhe jepet fjalë kur të dojë kryetarja dhe kujt të dojë kryetarja, pa respektuar rregulloren e Parlamentit dhe normat. Pesëminutëshi në të cilin deputetët flasin për çështje jashtë rendit të ditës është kthyer në një seancë boshe, pasi deputetët që dalin këtu nuk kanë asnjë mundësi të marrin ndonjë përgjigje. Deputetët që e marrin këtu nuk kanë mundësi të dëgjohen nga qeveria. Asnjë anëtar i qeverisë nuk është këtu në vendin ku duhet të jetë qeveria për të dëgjuar problemet që kanë sot shqiptarët”, - tha Leskaj. Votimi i projektligjeve u vendos të bëhej javën e ardhshme.
16 Maj 2008