E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: “Berisha më kopjoi turin ‘Dialog me Shqipërin뒔



Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka kritikuar turin e shpallur nga kryeministri Berisha, “Shqipëria në NATO”. Rama tha se turi i Berishës është një kopje e shëmtuar e turit të shpallur prej tij, “Dialog me Shqipërinë”. Kreu i PS-së ka zhvilluar dje një takim me të rinj në qytetin e Durrësit. Ai akuzoi Berishën se po fshihet pas flamurit të NATO-s, që është një arritje e gjithë popullit dhe ende nuk ka asnjë arritje të qeverisë së tij. “Është për të ardhur keq që kryeministri i Shqipërisë ka ndërmarrë një tur, që është një kopje e keqe e “Dialogut tonë me Shqipërinë”. Për më tepër është edhe një shfaqje realisht e trishtuar, pasi ky është një kryeministër që po mbyll vitin e trete të mandatit të tij dhe nuk është një kryeministër nga i cili sot shqiptarët dhe shqiptaret presin premtime të reja, por një kryeministër nga i cili sot qytetaret dhe qytetarët e vendit presin t’u thotë se ku shkuan premtimet e vjetra. Është për të ardhur keq që sot kryeministri, 3 vjet nga fillimi i punës së tij, fshihet pas flamurit të NATO-s. A thua se flamuri i NATO-s mjafton për të mbuluar të gjitha mosrealizimet! Për të fshirë të gjitha ato premtimet për të cilat ai dhe qeveria e tij, u krijuan”, - tha kreu i PS-së, Edi Rama.

16 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›