E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK: Të aplikohen politikat në mbështetje të familjes shqiptare



Partia Demokristiane kërkoi ditën e djeshme që të rritet më tej vëmendja ndaj familjes shqiptare si dhe të aplikohen programet mbështetëse që do të konsolidojnë më tej institucionin e familjes. Gjatë një konference për shtyp, kryetarja e Forumit të Gruas të PDK-së, Daniela Nika, u shpreh se PDK ka një kontribut të sajin për konsolidimin e familjes si dhe ka një program konkret, i cili kërkon një mbështetje për t’u aplikuar. Nika tha më tutje se PDK do të rrisë rolin e saj në qeverisje për mbështetjen e familjes. “Ne jemi të bindur se zgjidhja e shumë fenomeneve negative në Shqipëri si krimi brenda familjes, shfrytëzimi i fëmijëve etj., do të kenë një reduktim në rast se baza e familjes është e konsoliduar. PDK ka propozuar një politikë strehimi tepër lehtësuese për familjet e reja, lehtësi në punësimin e tyre si dhe ndihma direkte për shkollimin e fëmijëve për familjet në nevojë. Do të vazhdojmë të kërkojmë lehtësi në trajtimin financiar të familjeve në nevojë, hapjen e rrugëve të perspektivës për to, reduktimin e varfërisë, luftimin e krimit, drogës, parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme”, - tha Nika.

16 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›