E Shtunë, 31 Tetor 2026

GM:Shitjet në mars u shtuan me 21%


prodhuesi më i madh i makinave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, General Motors, ka bërë të ditur se shitjet u shtuan pothuajse me 21% në muajin mars, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. kompania, General Motors është i pari nga prodhuesit e mëdhenj të makinave në SHBA që raportoi shitjet mujore. Ekonomistët parashikojnë se dhe kompani të tjera makinash do të raportojnë gjithashtu fitimet të larta, si rrjedhim i rimëkëmbjes ekonomike amerikane nga kriza më e keqe në dekada. Shtimi i shitjeve mund të jetë pjesërisht rezultat i problemeve që detyruan kompaninë më të madhe, Toyota, të tërheqë nga tregu miliona makina për t'i riparuar. Tojota, ofroi ulje çmimesh për makinat e saj, për të mbajtur të lartë numrin e shitjeve. Në përgjigje të kësaj, edhe firma të tjera u detyruan të ulin çmimet dhe të ndërrmarin veprime të tjera për të nxitur shitjet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›