Kuvend, nis seanca parlamentare

Nis seanca plenare e Kuvendit ku pritet të miratohet projektligji për rregjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave të ndryshuar.
Projektligji i cili u miratua dy ditë më parë në Komisionin e Ligjeve pritet të kalojë sot vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk është në sallë për shkak të bojkotit të nisur pas zgjedhjeve lokale të 8 majit.
Gjithashtu një diskutim i rëndësishëm në seancën e sotme është edhe rishikimi i buxhetit. Sipas ministrit të financave Ridvan Bode shkurtimet e parashikuara në këtë p/buxhet suplementar nuk do të prekin prioritetet, që do të thotë investimet publike, por shpenzimet operative në të gjitha institucionet. Ai gjithashtu siguroi se rritja ekonomike e vendit do të jetë pozitive dhe më e lartë se një vit më parë, duke thënë se ajo do të jetë 5%, ndërsa borxhi publik i vendit nuk do të pësojë rritje, por do të mbetet në të njëjtët parametra prej 59.7 % dhe se defiçiti buxhetor do të jetë 3.5 %.