Koalicioni i përbërë, LSI i vendos kushte PS-së
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nisur kontaktet e tyre për të përcaktuar mundësi të reja bashkëpunimi mes palëve. Krerët e grupeve parlamentare respektivë, Valentina Leskaj nga PS-ja dhe Pëllumb Xhufi nga LSI-ja, kanë zhvilluar një takim të zgjeruar, larg medias, për të diskutuar temat e nxehta të ditës. Burime pranë këtij takimi bëjnë me dije se Leskaj ka kërkuar nga ana e LSI-së që të jetë palë në lidhje me reformën zgjedhore, si dhe më pas të gjendet një mundësi bashkëpunimi për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Pika e parë e bisedimeve ka kushtëzuar edhe pikën e dytë. LSI nuk ka kapërdirë ende faktin e miratimit të kësaj reforme zgjedhore, ku përsëri ka përsëritur në takim mundësinë e gjetjes së formulave të përshtatshme për ndarjen e mandateve. Ky kusht mbetet kryesori për të vendosur fatin e bashkëpunimit apo koalicionit të përbërë.
Në lidhje me mundësinë e krijimit të koalicionit, LSI ka kërkuar që brenda tij aksionet e kësaj force politike të përcaktohen qartë. LSI ka kërkuar nga PS ndarje në mënyrë të drejtpërdrejtë me kontributet dhe votat e marra, mandatet e deputetëve në vitin 2009. Kjo pikë nuk është diskutuar gjatë nga ana e kryetares së Grupit Parlamentar të PS-së, Leskaj, por ka ajo i ka premtuar përfaqësuesit të LSI se këto kushte do t’ia transmetojë liderit Rama. Fakti i bashkëpunimit me anë të një koalicioni të përbërë është konfirmuar edhe në publik nga ana e Valentina Leskajt. “Kodi Elektoral ruan atë kornizë të ndryshimit të Kushtetutës lidhur me zgjedhjet. Jemi për ndryshime dhe bërjen e një Kodi Elektoral, i cili demokratizon sistemin. Kemi diskutuar sigurisht për çështje politike që kanë të bëjnë me koalicionin, duke hedhur dhe opsionin që ne kemi për sa i përket koalicionit të përbërë, si dhe për sa i përket çështjes së administrimit të zgjedhjeve dhe ne jemi për principin e një administrimi jopolitikë, natyrisht duke mos ia lënë këtë administrim jopolitikë qeverisë, e cila nuk ka kredibilitetin dhe garancinë e nevojshme për të menaxhuar një proces të pastër dhe të ndershëm”, - tha Leskaj. Ky duket se është hapi i parë i zbutjes së marrëdhënieve mes dy partive opozitare, të cilat pas datës 21 prill të këtij viti kur u ndryshua Kushtetuta edhe me votat e socialistëve pësuan një goditje të fortë. Por nga ana tjetër, LSI mendon se me realizimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor mund të korrigjohet diçka. “Biseduam për disa çështje konkrete që kanë të bëjnë me Kodin e ri Zgjedhor, që ne mendojmë se do të mund të rregullonte diçka nga ajo që u prish me ndryshimet kushtetuese, sidomos për ato nene që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, folëm për gjendjen aspak të mirë shumë shqetësuese, bile do të thosha shumë alarmuese në të cilën ndodhet procesi zgjedhor për paaftësinë e qeverisë, për të realizuar angazhimet dhe detyrimet që kanë sidomos për sa i përket krijimit të regjistrit elektronik dhe të kartave të identitetit. Ishte një takim ekskluzivisht për reformën dhe mund të them se ato debate që janë zhvilluar, janë zhvilluar kryesisht për çështje të reformës”, - tha Xhufi.
Deklarata ka qenë e zbutur edhe nga ana e Valentina Leskajt, e cila është shprehur se duhet të ndalet politika e hedhjes së baltës mes palëve. “Kemi qenë dhe mbetemi të hapur për të bashkëpunuar, jemi të hapur për t’u takuar për sa u përket çështjeve të kodit apo çështjeve të tjera, natyrisht ky bashkëpunim nuk mund të realizohet duke dalë në televizor dhe gjuajtur, por duke u ulur dhe duke diskutuar me njëri-tjetrin. Unë besoj se nervozizmi, gjuajtja, nuk i shërben jo vetëm këtyre dy forcave politike, por në radhë të parë nuk i shërben Shqipërisë, nuk i shërben së majtës dhe sigurisht nuk i shërben vendit”, - tha Leskaj. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdojnë ende debatet dhe akuzat e ndësjellta mes tyre, që nga fundi i zgjedhjeve lokale të vitit 2007.