E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhufi “Zgjedhjet në Amerikë, mësim për ne”

Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim përshëndet mbylljen e garës presidencale në Shtetet e Bashkuara. “Akoma dhe një herë, gara presidenciale në SHBA u kthye në një festë të demokracisë, në një festë plot pasion dhe entuziazëm, ku protagonistë ishin që të gjithë, Presidenti në fuqi, Xhorxh Bush, mik i madh dhe i provuar i shqiptarëve, sfidanti dinjitoz, senatori Xhon Mekein, edhe ai mik i madh dhe i provuar i shqiptarëve, dhe fituesi i jashtëzakonshëm, senatori Obama, një mik edhe ai i sigurt i shqiptarëve”, - tha dje, numri dy i LSI-së, Pëllumb Xhufi. Ai shprehu bindjen se Obama dhe administrata e re e tij do të tregojë të njëjtin interes, akoma më të madh, në mbështetjen konsekuente ndaj demokracive të reja në rajonin e Ballkanit, e posaçërisht në mbështetje të demokracisë shqiptare në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik. “Ne duam të shpresojmë se për shumëkënd këtu në Shqipëri, zgjedhjet e djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vlejnë si një mësim”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›