Bode: Si do rriten pagat dhe pensionet
Kriza e çmimeve e ka detyruar qeverinë që të rishikojë edhe një herë masën e indeksimit të pagave.
Fabiola Çela
Në një intervistë të dhënë për televizionin “Top Channel”, ministri i Financave, Ridvan Bode, ka deklaruar se do të rishikohet edhe një herë niveli i indeksimit të pagave. Sipas propozimit të bërë nga Ministria e Punës në korrik, pagat duhet të indeksoheshin me 3 për qind, por me rritjen e normës së inflacionit, indeksimi mund të jetë më i lartë. Indeksimi i pagave do të kryhet në korrik së bashku me rritjen e parashikuar në buxhetin e këtij viti. Por gjatë intervistës së tij, ministri Bode i ka bërë thirrje biznesit që të rrisë pagat e punonjësve të tij, si një mënyrë kjo për t’i mbrojtur nga rritja e vazhdueshme e çmimeve.
Pagat
Në mbledhjen e saj të fundit, qeveria ka diskutuar rreth një propozimi të ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për të rritur me 3% nivelin e pagave dhe të pensioneve. “Ne konsiderojmë që niveli i rritjes së pagave, i cili bëhet çdo korrik në Shqipëri, korrigjon njëkohësisht dhe inflacionin, do të jetë pasi të vërtetohet norma e inflacionit për 6 muajt e parë të vitit, nivel që mund të jetë më i lartë nga ai që është konstatuar vitin e kaluar”, ka thënë Bode. Sipas tij, pikërisht në këtë moment qeveria ndërhyn me rritje të pagave dhe pensioneve, të cilat do të marrin në konsideratë që jo vetëm të mbulojnë inflacionin e ndodhur në harkun vjetor, por njëkohësisht të mund të vijojë politikën e deklaruar të qeverisë për një rritje më progresive të pagave dhe pensioneve të ulëta. Por nga këto masa të qeverisë përfitojnë vetëm punonjësit buxhetorë dhe pensionistët. “Në momentin që do bëjmë ndërhyrjen e rritjes së pagave dhe pensioneve, efekti do jetë rreth 1 miliard lekë në muaj”, ka thënë ministri. Por nga këto masa nuk përfitojnë punonjësit e sektorit privat. “Ne do t’i kërkojmë të gjithë komunitetit të biznesit, që gjithë këto politika që ndërmerr qeveria të mund t’i shoqërojë dhe ajo me të njëjtin ritëm, për të mos lejuar krijimin e diferencave të ndryshme shoqërore. Deri më sot sektori privat ka qenë më i paguar, por rezulton që dy-tre vitet e fundit nuk ka ndjekur të njëjtat ritme si sektori publik, dhe ajo ulje e madhe e taksave dhe tatimeve që ka bërë qeveria nuk është thjesht një atribut dhe një dhuratë që i bëhet pronarëve të biznesit, por duhet të përfitojë i gjithë komuniteti, përfshirë këtu edhe të punësuarit në këtë sektor”, është shprehur ministri i Financave.
Ligji i gjobave
Ministri Bode ka zbardhur dje të vërtetën mbi ligjin e shumëpërfolur të gjobave, ligj i cili është kundërshtuar nga komuniteti i biznesit nga opozita, por edhe nga ndërkombëtarët dhe konkretisht nga FMN-ja. “Ajo që mund të kenë rezervuar ka të bëjë me një nen të veçantë, i cili këtu është diskutuar gjatë dhe që ka të bëjë me detyrimin e parapagimit të gjobës në masën 15%. Unë kam thënë që kjo përbën një element, i cili nuk është mbështetur nga FMN–ja apo ndonjë institucion tjetër. Por në raport me këto institucione, ky nen duket i tepërt, pasi ata nënkuptojnë që urdhrat administrativë të administratës tatimore nuk mund të bllokohen nga gjykata”, ka deklaruar ministri. Por, sipas tij, ne jemi përballë faktit që gjykata bllokon çdo urdhër administrativ dhe, kjo përbën një rrezik të madh për nxjerrjen e të ardhurave në mënyrë ritmike. “Për këtë arsye, ne kemi vendosur në ligj këtë pikë. Kemi diskutuar dhe mbetemi në mendimin që, nëse dhe opozita është e gatshme të bëjë ndryshimin në Kodin e Procedurave administrative, ku të bëhet e qartë ndarja e dy pushteteve, që të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe paralele e të mos ndërpriten dhe në këtë kuptim çështja mund të zgjidhet”, tha Bode.
Falja e borxheve
Qeveria ka në plan t’u falë borxhet bizneseve. “Kemi në përpunim një nismë për të riskeduluar borxhet që kanë kompanitë në raport me shtetin. Një pjesë e këtyre borxheve janë jo korrekte, por i takon Parlamentit që të shprehet dhe të vendosë. Një pjesë e borxheve janë të pamundura për t’u arkëtuar, ndërkohë që një pjesë e biznesit në borxhet e krijuara vetëm 10% kanë detyrime, ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me penalitete, interesa apo kamatëvonesa”, ka deklaruar dje kreu i Financave, Bode. Por nga tjetër, ai është treguar i gatshëm të presë çdo propozim të bërë nga biznesi lidhur me këtë pikë. “Jemi të gatshëm për të mirëpritur çdo propozim nga komuniteti i biznesit, gjithashtu për t’i krijuar mundësi që tregu të jetë transparent, që të gjithë kapitalet të mund të dalin dhe të shprehen në treg, sikurse kanë bërë dhe vende të tjera”, tha ai. Ndërkohë vitet e fundit niveli i kreditimit në Shqipëri vërtet ka njohur një rritje shumë të madhe, në 3 vjet është rritur 4 herë. “Niveli i kreditimit për biznesin privat është 30% e PBB-së, por po ta marrim në krahasim me vendet e tjera të rajonit, ata kanë nivel më të lartë nga ne. Pra, mendoj se bizneset duke rritur deklarimin e kapitaleve të tyre, do të kenë kapacitete më të mëdha për t’u kredituar nga sistemi bankar”, ka theksuar dje kreu i Financave shqiptare, Ridvan Bode.