Fullani: Rritja e çmimeve do të vazhdojë, të zhvillohet bujqësia
Kriza botërore e çmimeve të ushqimeve, pritet të reflektohet gjatë në tregun vendas.
Duke qenë se Shqipëria është një vend importues, rritja e çmimit të ushqimeve në tregun ndërkombëtar ka një reflektim të menjëhershëm në tregun vendas. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka raportuar dje në Parlament raportin vjetor të BSH-së. Kryefjala e tij ishte rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe efektet që jep ajo në tregun vendas. Sipas Fullanit, kjo rritje botërore e çmimeve do të vazhdojë të japë ndikimet e saj për një periudhë afatmesme në vend. Përballë një situate të tillë, ai i ka sugjeruar qeverisë që të investojë për të zhvilluar sektorin bujqësor, si e vetmja mënyrë për të frenuar rritjen e inflacionit në vend, e cila vjen si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve ushqimore. Të njëjtin mendim me të kanë ndarë edhe deputetët e opozitës. Gjatë seancës së djeshme, ministri i Financave dha një lajm të mirë, se Shqipëria tashmë ka krijuar kushtet dhe mundësitë për të luajtur drejtpërdrejt në tregun e kredive. “Nga qershori i vitit 2008, Shqipëria nuk do të ketë më pjesë në kreditë e buta, pasi të ardhurat për frymë dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, e kanë graduar nga një vend me të ardhura të ulëta në një vend me të ardhura mesatare”, tha Bode. Ministri Bode theksoi se që nga viti 2006, investimet publike nuk financohen vetëm me borxhe, por edhe me të ardhurat nga tatimet dhe taksat. Sipas tij, nga viti 2006 niveli i financimit të investimeve vetëm me fondet tona është më i lartë se 3% e PBB-së. “Në perspektivë niveli i huamarrjes publike në raport me PBB-në do të vijë në rënie dhe për këtë arsye niveli i borxhit në Shqipëri, nga 79% e PBB-së që ka qenë në vitin 2000-2001, ka zbritur në vitin 2007 në nivelin e 52% të PBB-së”, u shpreh ai.