Durrës-Kukës, debat për kredinë 230 milionë euro
Opozita kontestoi marrjen e 230 milionë eurove në formë huaje nga ana e qeverisë për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash.
Gjatë debatit në Parlament në lidhje me kredinë e marrë, socialistët e cilësuan si një vetëvrasje politike zhytjen e më tepër në borxh të shqiptarëve. Marrëveshja u miratua vetëm me 59 vota pro të maxhorancës. Nënkryetari i grupit të PS-së, Erion Braçe, e cilësoi kredinë e marrë të rrezikshme për ekonominë e vendit. Deputeti i PS-së, Andis Harasani tha se, “kredia do të ishte vetëvrasje e pastër në fushën ekonomike”. “Procedurat për kredinë nuk kane qenë transparente, ndërkohë që situata ekonomike në Shqipëri nuk është e mirë. Kriza botërore e rritjes së çmimeve po ndikon dhe në Shqipëri. Në këto kushte, kredia që po marrim është e rrezikshme”, deklaroi Harasani. Ndërsa Braçe theksoi se, “Komisionit të Ekonomisë nuk i është vënë në dispozicion asnjë nga dokumentet mbi marrëveshjen e kredisë së nënshkruar”. Ai theksoi gjithashtu se, “Qeveria të mos i shtohet radhës së klientëve të këqij të bankave”, tha Braçe. Marrëveshja me bankat greke parashikon një hua prej 230 milionë euro për financimin e projektit të rrugës Rrëshen-Kalimash. Ajo nënshkruhet me “Alpha Bank AE”, “National Bank of Greece SA.”, si rregullues, dhe Alpha Bank, AE, Dega Londër, si agjent. Ministri Bode hodhi poshtë qëndrimet e opozitës, duke theksuar se kredia e marrë është në kushtet më të favorshme në krahasim me institucionet e tjera bankare evropiane. “Kredia nuk do të rëndojë borxhin e Shqipërisë. Huaja mund të përballohet, pasi Shqipëria është vend me të ardhura mesatare”, tha Bode. Kredia e marrë me principial 230 mln euro me maturim 15 vjet. Periudha pa pagesë, principiali 5 vjet, shlyerja 10 këste të barabarta vjetore, interesi euribor + 1.25 për qind, interes vonesa interes + 2 për qind, shpenzimet e agjentit 30 mijë euro në vit dhe shpenzimet e rregulluesit 1.2 për qind e kredisë.