Mediat: Dorëheqja e Ryker është çështje ditësh
Kryeadministratori i Kosovës, Joakim Ryker mund të japë dorëheqjen brenda pak ditësh.
Këto janë njoftime të disa mediave, të cilat këmbëngulin se burimet e tyre janë brenda administratës qendrore të Kombeve të Bashkuara dhe tashmë diplomati gjerman, Ryker do të largohet nga Kosova në "çështje ditësh". Lajmi u njoftua nga agjencia italiane e lajmeve "ANSA", e cila shton se ka edhe konfirmim nga burime të saj brenda UNMIK-ut në Prishtinë. Po ashtu njofton edhe agjencia "Tanjug". Ndërkohë, vetë kryeadministratori Ryker e ka mohuar një mundësi për largimin e tij nga Kosova. Pas diskutimit dhe pyetjeve të gazetarëve në Nju Jork gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit mbi një sesion për Kosovën, ku Ryker do të raportonte tre mujorin e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë, kreu i UNMIK u përgjigj me "JO" provokimeve se a ishte e vërtetë se, ai do të jepte dorëheqjen nga posti i tij si administratori i Kosovës. "Unë do të qëndroj në Kosovë", deklaroi ai për gazetarët pak para se të fillonte takimi me dyer të mbyllura në Këshillin e Sigurimit. Sipas mediave, ishte fundjavën e kaluar kur zyrtarë të Kombeve të Bashkuara, të cilët preferuan të mbeteshin anonim deklaruan se, dorëheqja e Ryker si kreu i UNMIK ishte çështje ditësh. Diplomati gjerman 57-vjeçar, Joakim Ryker u emërua përfaqësues special i Kombeve të Bahskuara në Kosovë nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, më 1 shtator 2006 dhe që atëherë drejton UNMIK-un. Përpara se të vendosej në këtë pozicion, ai ishte zv/kryeadministrator dhe kreu i shtyllës ekonomike në administratën e UNMIK. Ai është pasardhës në këtë post i Soren Jessen Petersen, i cili u largua nga Kosova, siç deklaroi, për arsye familjare.