Ndokaj, akuza Topallit për “Përgjimet”
Deputeti i PDK-së, Jak Ndokaj, akuzoi Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, për bllokimin e punës së komisionit parlamentar hetimor “Për përgjimet e paligjshme të zyrtare”.
Ndokaj kërkoi dje në seancën parlamentare shpjegime se pse nuk është paraqitur vendimi për shtyrjen e afatit të komisionit hetimor. Ai bëri të ditur se afati i komisionit ka mbaruar prej më se dy muajsh, që nga fundi i muajit shkurt dhe, Kuvendi ende nuk e ka shqyrtuar kërkesën e paraqitur për shtyrjen e afatit. Në lidhje me këtë çështje, kryeparlamentarja Topalli i kërkoi Ndokajt që të negocionte vetë me krerët e grupeve parlamentare, që kjo çështje të diskutohej në konferencë mes tyre. Ndërsa nënkryetari i komisionit hetimor, Stefan Çipa, shprehet se nuk ka asnjë rezultat konkrete nga puna e kryer, prandaj kërkohej shtyrja e afatit ligjor.